1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Asistent/e në Arkë 

Kush jemi ne? 

MONETA sh.p.k, është  institucion financiar liderë në tregun e Kosovës. Me bazë në qytetin e Prishtinës, ne jemi të specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare të nivelit të lartë si një institucion kryesor financiar jo-bankar (IFJB). E licensuar dhe e rregulluar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, MONETA është partneri juaj i besuar për transferime të vazhdueshme parash dhe shërbime pagesash në mbarë Kosovën. Rrjeti ynë i gjerë i agjentëve i cili shtrihet në tërë territorin e Kosovës siguron komoditet dhe akses për klientët tanë të çmuar.

A jeni gati për të nisur një udhëtim sfidues në MONETA? Ne jemi duke kërkuar individ entuziast për t'iu bashkuar ekipit tonë në pozitën  e  Asistentit/es në Arkë në Mitrovicë me mundësi avancimi në poziten e Arkatarit/es brenda një periudhe dy deri tre mujore.

Me ndihmë dhe mbikqyrje të kolegëve:

 

  • Do të jeni përgjegjëse për arkën, duke numëruar mjetet në arkë në fillim të ndërrimeve për t'u siguruar që shumat janë të sakta dhe se ka mjete mjaftueshëm;
  • Do të shërbeni i klientëve me transfer të shpejtë parash dhe pagesa;
  • Do të shërbeni klienta me produktet që Punëdhënësi i ofron;
  • Do të ofroni informata mbi shërbimet dhe produktet që Punëdhënësi i ofron;   
  • Do të trajnoheni për të ofruar shërbime të sakta, cilësore, si dhe për të mirëpritur klientët në mënyrë të sjellshme;
  • Do të merrni parasysh kërkesat e klientëve për shërbime apo produkte të reja dhe të njëjtat i përcjellni tek Punëdhënësi;
  • Promovoni kompaninë në forma të ndryshme, përfshirë mediat sociale;

 

Kërkesat dhe kualifikimet kryesore

  • Diploma e shkollës së mesme ose ekuivalente; preferohet diploma universitare;
  • Preferohet përvoja e mëparshme në një rol të shërbimit për klientët; 
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit;
  • Aftësi të shkëlqyera të MS Office;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Aftësi të mira në gjuhën angleze;

Lokacioni: Mitrovicë

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës SuperPuna: 

https://superpuna.rks-gov.net/employer/jobs/arkatar-e-35

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i fundit për aplikim: 20.06.2024 (15 ditë nga data e publikimit).

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 20/06/24 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet