1

Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit

Ruaj
Ipko
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Programi i Mirëqenies së punetoreve;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja dhe restaurimi i nivelit të parë të elementeve të rrjetit duke kryer monitorim të rrjetit, ofruar restaurim fillestar dhe mirëmbajtje parandaluese për nyjet e elementeve të rrjetit sipas procedurave të Qendrës së Operacioneve të Rrjetit (NOC);
  • Menaxhimi i nyjeve të elementeve të rrjetit dhe funksionalitetit duke marrë pjesë në aktivitete të lidhura me menaxhimin dhe operacionin e nyjeve të elementeve të rrjetit, duke siguruar funksionalitet të qetë dhe restaurimin e shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet
  • Asistimi në zgjidhjen e defekteve dhe menaxhimi i biletave duke bashkëpunuar në zgjidhjen e biletave të defekteve, përshkallëzuar rastet komplekse sipas nevojës dhe respektuar politikat dhe procedurat e brendshme
  • Mbështetja e shërbimit të rrjetit 24/7 duke siguruar mbikëqyrje të vazhdueshme, restaurim dhe mirëmbajtje për të përmbushur kërkesat e IPKO-së në një mënyrë të efektshme nga ana e kostos

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Student/e në nivelin bachelor ose master, ose i sapodiplomuar në fushën e Shkencave Kompjuterike ose ngjashëm.
  • Njohuri bazë për: Topologjitë e rrjetit, elementet e rrjetit, protokollet e rrjetit, platformat TIK, protokollet, programim.
  • Njohur rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi për të punuar me ndërrime
  • Aftësi të forta analitike.
  • Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin e disponueshëm duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjës dhe kontakte të ndryshme biznesi në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
  • Aftësia për t’i kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Lokacioni: Prishtinë, IPKO Zone Industriale

Afati fundit per aplikim: 16.06.2024

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 16/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet