1

Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun dhe Median (Prishtinë)

Ruaj
KESCO
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikun dhe Median

Departamenti për marrëdhenie me publikun • Prishtinë ,Prishtinë

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për marrëdhenie me publikun më datë 06-06-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhon raportet ditore të mediave dhe aktivitetet e lidhura me PR.
  • Përpilon raportet periodike dhe vjetore të vlerësimit medial dhe raportet e aktiviteteve te PR.
  • Zhvillon dhe propozon ide kreative për fushata dhe projekte për ekipin e PR dhe menaxhmentin e kompanisë.
  • Zhvillon dhe mban të përditësuar me informata ueb-faqen të kompanisë.
  • Koordinon ekipet interne për të siguruar që projektet dhe fushatat të realizohen me efikasitet dhe në kohë.
  • Krijon dhe mban një kalendar të aktiviteteve, duke përcjell realizimin e projekteve dhe raporteve.
  • Monitoron dhe analizon performancën e projekteve dhe fushatave për  optimizimin e rezultatet.
  • Bashkëpunon me ekipin kreativ për të prodhuar materiale të ndryshme.
  • Përgatit dhe shpërndan njoftimet për shtyp, postimet në media sociale dhe materiale të tjera të PR.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Bachelor në Marrëdhënie me Publikun, Gazetari, Marketing, Komunikime, ose një fushë të ngjashme.
  • Minimum 5 vite përvojë të punës në PR, marketing, media, ose fushë të ngjashme.
  • Iniciativa për të ndarë dhe prezantuar ide brenda dhe jashtë kompanisë.
  • Motivim dhe angazhim për të realizuar çdo punë në standardet më të larta.
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim te punës dhe bashkëpunim në grup,
  • Njohuri të shkëlqyeshme në të folur në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
  • Njohuri të mira në programet e Microsoft Office

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 20/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet