1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Lideri global në hoteleri dhe mikëpritje Accor po i hap dyert në Prishtinë me brendin Mercure Hotel.

Mercure Prishtina City, me kombinimin e dizajnit bashkëkohor dhe lokal, objekteve më moderne dhe vendndodhjes strategjike, është gati të bëhet një destinacion i kërkuar për udhëtarët që vizitojnë Kosovën dhe jo vetëm.

Nëse jeni entuziast dhe mikëpritës atëherë është mundësia juaj që të realizoni ëndërrën tuaj kështu duke i’u bashkuar një ekipi profesionist e një ambienti të ngrohtë e dinamik.

Pozita vijuese për të cilën mund të aplikoni është

Mirëmbajtëse

Për të parë detyrat, përgjegjësitë dhe kualifikimin e kërkuar për këtë pozitë ju lutem shihni më poshtë.

  • Pastron dhe dezinfekton dhomat e hoteleve dhe të mysafirëve
  • Pastrim me korrent dhe fshin dyshemetë, qilimat dhe tepihët
  • Rregullon shtretërit dhe ndërron qarshafët
  • Pastron dhe dezinfekton banjot, dushet, tualetet, lavamanët dhe tavanet
  • Rimbush tualetin dhe ndërron peshqirët
  • Zbrazë koshin e plehrave

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Kupton të gjitha udhëzimet gojarisht dhe me shkrim
  • I jep prioritet punës
  • Mëson dhe praktikon teknikat dhe procedurat e pastrimit
  • Ndërveprime miqësore me të ftuarit
  • E aftë për ekipore

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes butonit më poshtë:

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 05/07/24 (23 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet