1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

Përjetoni rrugën tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi.

Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë duke aplikuar në pozitën:

  • Depoist

LOKACIONI: PRISHTINA MALL & FUSHË KOSOVË

  • Përgjegjës/e Sektori

LOKACIONI: PRISHTINA MALL

Përgjegjësitë (Depoist) :

  • Organizim i inventarit të depo-it dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
  • Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
  • Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
  • Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
  • Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Eksperiencë pune në depo dhe organizim të inventarit;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe koordinimit, zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të kohës;
  • Njohuri të mira të sistemeve dhe teknologjive të menaxhimit të depo-ve.
  • Të ketë patent shoferin (kategoria B).

Përgjegjësitë (Përgjegjës/e Sektori):

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
  • Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
  • Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;
  • Kryen pagesat dhe lëshimin e fletëgarancioneve.

Kualifikimet (Përgjegjës/e Sektori):

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në: hr@gifi-kos.com duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 30.06.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/06/24 (6 ditë)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet