1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i trezorit më datë 04-06-2024 shpall konkurs pune:

Arkëtar/e

Departamenti i trezorit • Skenderaj ,Mitrovicë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

 

  • Ofron shërbim pozitiv ndaj konsumatorëve duke u kujdesur për kërkesat e tyre;
  • Zgjidh problemet e klientëve dhe i informon ata për çdo paqartësie që mund të kenë;
  • Regjistron dhe realizon pagesat e energjisë elektrike dhe shërbimeve tjera të cilat faturohen në emër të konsumatorëve;
  • Kryen pagesat me para të gatshme apo përmes instrumenteve tjera bankare;
  • Kontrollon dhe barazon mjetet e mbledhura me vlerat e regjistruara në modulin e shfrytëzuar për arkëtim;
  • Mban evidenca të sakta të qarkullimit të realizuar ditor;
  • Mirëmban operacionet e arkës sipas politikave dhe procedurave dhe raporton për ndryshimet e nevojshme;
  • Kujdeset për një mjedis pune të sigurt dhe të pastër duke respektuar procedurat dhe rregulloret e kompanisë;
  • Asiston në përpilimin dhe implementimin e raporteve të Thesarit;
  • Kontribuon dhe mbështet ekipin në arritjen e rezultateve të përcaktuara;
  • Kujdeset të ruaj dhe arkivoj çdo dëftesë pagese të nënshkruar nga dyjat palët;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit.

Kërkesat dhe kualifikimet

 

  • Shkollë e mesme, Ekonomike, drejtimi: Financa ose Kontabilitet;
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në pozitën e njëjtë;
  • Njohuri të gjuhës Angleze janë të preferuara;
  • Njohuri të avancuara të MS Office dhe programeve tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
  • Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore;
  • Të ketë aftësi analitike, hulumtuese dhe person i vëmendshëm ndaj detajeve.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

 

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 11/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet