1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Operimeve më datë 04-06-2024 shpall konkurs pune:

Analist/e

Departamenti i Operimeve • Deçan ,Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen analizën e energjisë që i shpërndahet Nëndistriktit.
  • Formon ekipet përmes web aplikacioneve në përdorim, gjeneron urdhëresat për shkyçje për secilin grup, shtyp lista shtesë për trajtim të konsumatorëve.
  • Monitoron ekipet duke përdorur web aplikacionet në përdorim, përcjellë procesin e shkyçjeve në baza ditore, analizon misionet e ngarkuara dhe i raporton koordinatorit.
  • Komunikon dhe kujdeset për konsumatorët e shkyçur dhe procedon me konsumatorët që kanë paguar për ri-kyçje.
  • Komunikon me konsumatorët të cilët shkyçen, i konsulton ata për borxhin e grumbulluar lidhur me faturat që kanë të papaguara dhe kujdeset për marrëveshjet për ri-kyçje në konsultim me koordinatorin.
  • Komunikon me ekipet e shkyçjeve gjatë ditës sa janë terren, verifikon borxhin e konsumatorit, faturat e papaguara, kontestet, rastet e ndryshme të hasura në terren gjatë shkyçjeve, etj.
  • Përgatit raporte ditore të kërkuara nga Koordinatori.
  • Analizon daljet e nën distriktit sipas TS 10kV dhe 0.4 kV për konsumin, humbjet komerciale, faturimin dhe inkasimin mujor të tyre.
  • Bën organizimin dhe planifikimin e inkasimit mujor dhe të ecurive të tjera në bashkëpunim me Koordinatorin.
  • Kryen punë dhe detyra të tjera që i caktohen nga udhëheqësi.

Kërkesat dhe kualifikimet:

 

  • Shkollim i mesëm – drejtimi: Ekonomik, Juridik, Energjetikë dhe të ngashme;
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në lëmi të ngjashme;
  • Aftësi për të interpretuar sasi të mëdha të dhënash dhe për të kryer shumë detyra;
  • Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe softuerë të ngjashëm;
  • E preferuar njohja e gjuhës Angleze

Dokumentet e kërkuara:

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 18/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë, Deçan
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet