1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

SHOFER - kat. B

NDIHMËS DEPOIST

SHITËS AMBULANTIV

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

SHOFER (kat. B)

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

NDIHMËS DEPOIST:

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas. 
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.

SHITËS AMBULANTIV

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Për pozitën Shofer kat. B dhe Shitës ambulantiv, të ketë patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data  23 qershor 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 23/06/24 (3 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet