1
PREMIUM

Asistent/e i/e Financave

Ruaj
Solution D Medical
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Titulli i vendit të punës: Asistent/e Financave

Vendndodhja: Zyra në Prishtinë

Roli i Asistentit/es të Financave përfshin:

  • Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit financiar dhe kontabilistik të kompanisë;
  • Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve financiare dhe deklaratave tatimore;
  • Të ndjekë dhe të regjistrojë transaksionet financiare në sistemin kontabël;
  • Të asistojë në procesin e përgatitjes dhe auditimit të pasqyrave financiare;
  • Të ndihmojë në menaxhimin e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
  • Të kontrollojë dhe të verifikojë saktësinë e dokumentacionit financiar dhe të faturave;
  • Të sigurojë që pagesat e klientëve dhe furnitorëve të bëhen me kohë;
  • Të mbajë kontakt të rregullt me klientët dhe furnitorët për çështje financiare;
  • Të asistojë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve financiare në institucione përkatëse;
  • Të menaxhojë arkivat financiare dhe të sigurojë organizimin e duhur të dokumentacionit;
  • Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin financiar për të përmbushur nevojat e kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
  • Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
  • Të posedojë patentë shoferi;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Curriculum Vitae (CV-autobiografia);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • CV-ja duhet të përmbajë një foto të kandidatit.

Dërgoni aplikacionet tuaja përmes butonit "Apliko Këtu" ose tek: Info@solutiond.net

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 02/07/24 (20 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet