1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

  • Asistent Menaxher /e

LOKACIONI: PRISHTINA MALL
Përgjegjësitë (Asistent/e Menaxher/e):

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Ndihmon klientët për të bërë zgjidhje duke ndërtuar raporte të besueshme-duke ofruar sugjerime dhe
    opsione;
  • Në bashkëpunim me stafin organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me
    instruksionet e kompanisë;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të azhurnuara;
  • Trajnimi dhe zhvillimi i punjonësve të rinj të ekipit tuaj;
  • Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore;
  • Monitoron dhe mirëmban dyqanin.

Kualifikimet (Asistent/e Menaxher/e):

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
  • Të ketë së paku 1 (një) vit përvojë pune në pozita menaxheriale në sektorin e shitjes me pakicë;
  • Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office;
  • Të ketë patent shoferi (kategoria B).

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit 'Apliko Këtu' ose në: hr@gifi-kos.com
    duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 20.06.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Menaxhment
Skadon 20/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet