1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Coincraft & Co është në kërkim të një inxhinieri elektrik me përvojë për të ju bashkuar ekipit
tonë në projektet tona të instalimit dhe shitjes së sistemeve diellore. Si një kompani e pasionuar
në fushën e energjisë diellore, ne kërkojmë një profesionist të përkushtuar, dhe kreativ që do të
na ndihmojë të zhvillohemi edhe më tej në këtë industri.
Detyrat dhe Përgjegjesitë:

  • Zhvillimi i projekteve të sistemeve të energjisë diellore nga fillimi deri në përfundim.
  • Konsultimi teknik me klientët dhe ekipet e shitjes në lidhje me specifikat e projekteve.
  • Hartimi i ofertave të detajuara, përfshirë analizen e kostove dhe identifikimin e paisjeve
    të nevojshme.
  • Kordinimi i fazes së instalimit dhe monitorimi i përformancës së sistemeve diellore.
  • Testimi dhe verifikimi i sistemeve për të siguruar cilësi dhe siguri.

Kualifikimet:

  • Diploma në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjajshme.
  • Përvojë e demostrueshme në projektim dhe instalim te sistemeve diellore.
  • Aftësi të shquara analize dhe zgjidhje problemesh.
  • Njohuri e mire e standardeve dhe teknologjive të energjisë diellore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

Mënyra e Aplikimit:
Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në; info@coincraftco.com deri më 28 Qershor 2024.
Subjekti i emailit duhet të jetë “Aplikim; Inxhinier Elektrik.
Për çdo pyetje na kontaktoni në numrin; +38345100252.

Kategoria Inxhinieri
Skadon 28/06/24 (16 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet