1
PREMIUM

Asistente Supervizore e Arkave dhe Kujdesit ndaj Klientit

Ruaj
Jumbo
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.

Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.

JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Albi Mall per pozicionin:

Asistente Supervizore e Arkave dhe Kujdesit ndaj klientit

Pozicioni: Asistente Supervizore e Arkave dhe Kujdesit ndaj klientit

Departamenti: Arka

Vendodhja: Albi Mall

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Asistente Supervizore e Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit eshte pergjegjese per organizimin dhe monitorimin e Kasiereve dhe procesit te punes ne Arkat e dyqanit ne perputhje te plote me nevojat dhe pritshmerite e klientit si dhe standartet dhe vlerat e Grupit.  Ajo garanton qe transaksionet dhe proceset e shitjesve ne arkat e dyqanit, si dhe ruajtja dhe levizja e vlerave monetare  te jene ne perputhje me rregullat ligjore te vendit dhe protokollet e sigurise se kompanise te miratuara me procedure te brendshme. Sherbimi qe tejkalon pritshmerite e klientit nepermjet nje komunikimi te shkelqyer eshte nje nga detyrat kryesore te Asistente Supervizores se Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit dhe ekipit te saj.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Ben hapjen e dyqanit ne mengjes sipas procedures se miratuar te kompanise.
  • Monitoron grafikun e perdorimit te ndricimit sipas politikes se kompanise dhe instruksioneve te menaxhimit te dyqanit.
  • Kujdeset dhe montioron pastertine e zones se arkave dhe zones se blerjeve impulsive dhe motivon dhe koordinon ekipin qe pastertia dhe rregulli ne zonen e arkave te jete perfekt.
  • Sigurohet qe informacioni i detyrueshem ligjor eshte i pranishem prane arkave sipas kerkesave te ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi.
  • Kontrollon ne menyre ditore pajisjet e arkave dhe raporton menjeher te menaxheri i dyqanit avarite ose defektet ne pajisje.
  • Ndjek nga afer rregullimin e pajisjeve nese jane raportuar me difekt ne menyre qe te rivendosen per perdorim sa me shpejt.
  • Monitoron stafin e Arkave qe te zbatojne politikat e kompanise ne lidhje me paraqitjen ne pune si uniforma bexhi , rregullat e higjenes etj.
  • Skanon List prezencat ditore dhe i raporton ato tek departamenti i burimeve njerezore sipas procedurave te aprovuara.
  • Mban pergjegjesi per sjelljet abuzive ne liste prezence dhe i raporton ato te menaxheri i Dyqanit.
  • Ben hapjen e arkave ne mengjes duke i siguruar Kasiereve te hollat qe nevojiten per kusur brenda limiteve te aprovuar.
  • Monitoron transaksionet ne arka qe te behen konform ligjeve ne fuqi dhe rregulloreve te brendshme te kompanise.
  • Raporton menjehere tek menaxhimi i dyqanit per transaksionet e parregullta, transaksionet abuzive te Kasiereve ose incidentet e pakujdesise.
  • Monitoron saktesine dhe sigurine e transaksioneve qe kryen ekipi i tij gjate punes.
  • Merr hapa parandalues qe ekipi dhe Kasieret te shmangin kartmonedhat fallco.
  • Trajnon stafin ne njohjen e kartmonedhave vendase dhe te huaja.
  • Miremban pajisjet e kontrollit te lekut dhe sigurohet qe jane ne gjendje pune.
  • Siguron procesin e sherbimit te klientit ne piken e informacionit dhe merr pjese aktive ne komunikimin me klientin duke zbatuat standartet e kompanise.
  • Ben mbylljen e kasave ne perfundim te turnit per cdo Kasiere dhe rakordon sistemin me shitjet.
  • Kryen shitjet me fature ne KUBIT , dhe ploteson fature tatimore.
  • Kontrollon nese programi i menaxhimit te stokut dhe programi i shitjeve rakordojne me printerin fiskal
  • Monitoron nevojat per te holla qe perdoren per kusur ne dyqan dhe ben kerkesen per te holla ne kohe.
  • Ben numrim kasaforte cdo dite ne mengjes.
  • Monitoron nevojat e arkave per materiale konsumi si rulo termike dhe ben kerkesen per to ne kohe.
  • Monitoron nevojat per sherbimet periodike te pajisjeve fiskale dhe lajmeron menaxherin e dyqanit dhe departamentin e finances per te mundesuar sherbimin.
  • Kryen uljet e aprovuara nga menaxhimi me userin e tij dhe sigurohet per konfidencialitetin e userit te tij.
  • Zhvillon stafin ne menyre te vazhdueshme ne menyre qe transaksionet ne arka te kryhen me nje sherbim te shkelyer dhe pa vonesa.
  • Reagon ne menyre te menjehershme ne raste kritike ose probleme me klientin dhe lajmeron menaxherin e dyqanit.
  • Sigurohet qe kerkesat per nderrime dhe kthime si dhe ankesat e klientit te adresohen sakte tek departamentet perkatese, stafi teknik i riparimeve duke mbajtur rregjistrime me shkrim dhe raporton tek menaxheri i dyqanit.
  • Punon ne bashkepunim te plote me punonjesit e sigurimit ne perballjen e problemeve te sigurise, konflikte me klientin si dhe ne monitorimin e sigurise se transaksioneve ne Arka.
  • Asiston menaxherin e dyqanit ne pregatitjen e proramit javor te turneve per sektorin e Arkave.
  • Sigurohet qe ne raste fluksi te kete arka te mjaftueshme nesherbim te klientit.
  • Koordinon dhe ndan detyrat ditore te ekipit te tij ne proceset operacionale te dyqanit.
  • Koordinon ekipin ne sistemimin dhe mbushjen e zones se arkave dhe blerjeve impulsive.
  • Ben organizimin e punes qe prezantimi i produkteve te ngrenshme , dhe blerjeve impulsive te behen ne baze te rregullave merchandising te kompanise.
  • Sigurohet qe promocionet dhe aplikimet e ndryshme komerciale ose informative te komunikohen ne menyren e duhur.
  • Sigurohet qe cdo klient te informohet saktesisht per nismen e qeseve me pagese.
  • Koordinon dhe mentoron ekipin qe ne piken e informacionit te kete nje sherbim te shkelqyer bazuar ne komunikim efektiv me klientin, gjate procesit te marrjes ose dorezimit te qeseve te pazarit , ose kerkesave per informacion, nderrim, kthim, asistence teknike dhe me tej.
  • Ruan dhe miremban dokumentacionin, arkivat dhe rregjistrat e arkave dhe levizjet ecashit ne dyqan.
  • Miremban arkivin financiar te dyqanit ne perputhje me standartete departamentit te finances.
  • Ben mbylljet dhe raportimet e kasave ne fund te dites sipas standarteve te kompanise.
  • Sigurohet qe te ardhurat e akumuluara te ruhen ne kasaforte dhe jo jashte saj duke zbatuar protokollet e miratuara te sigurise.
  • Ben dorezimet / derdhjet e te hollave sipas protokolleve te miratuara te sigurise .
  • Ben mbylljet e dyqanit ne kohe.
  • Vepron si menaxher turni ne rastet kur menaxheri /ass menaxheri dhe merchandiser nuk jane ne pune.
  • Trajnon personalisht Kasieret e reja dhe raporton ecurine e zhvillimit te tyre.
  • Kryen vleresimin e performances 3 mujore dhe vjetore per Kasieret.
  • Ndjek transmetimin e muzikes ne dyqan dhe raporton avarite.
  • Sigurohet qe lajmerimet nga mikrofoni te behen konform standarteve te kompanise dhe rregullave te etikes. Shmang abuzimet.
  • Informon stafin e dyqanit dhe supervizoret pergjegjes ne rast te cmimeve gabim. Raporton te menaxheri i dyqanit rastet ne fjale.
  • Ben kthimet dhe nderrimet e aprovuara per klientin;
  • Merr cashin nga kasieret kur mbyllin turnin dhe e depoziton ate ne arken qendrore;
  • Pasi behet mbledhja e parave ne arken qendrore, behet ndarja e parave ne LEKE, EURO, DOLLARE, si dhe mandatet perkatese dhe ne fund depozitimi i tyre ne banke.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje pune ne kase
  • Njohja e paketes MS Office
  • Njohuri te gjuhes angleze

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi drejtuese
  • Resistent ndaj stresit

Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj permes butonit "Apliko Ketu" ose ne email adresen:
hr@jumbo-ks.com

Afati i dorezimit: 14/06/2024

SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.

Kategoria Menaxhment
Skadon 14/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet