Ha mirë

Shankist/e

Shpërndaje
	 	 

Përshkrimi i punës

Përgjegjësitë për të mësuar dhe performuar detyrat në vijim

  • Të ofrojë shërbimet e shankut tek klientat e restoranit
  • Të pranoj porosinë e klientit
  • Të përcjell porosinë e klientit tek kuzhina në qoftë se porosia është për kuzhinë
  • Të pranoj pagesën e klientit dhe të lëshojë kuponin fiskal për klientin
  • Të përgatisë lëngjet, shakes, smoothies
  • Te pergatise kafe
  • Të mirëmbajë dhe organizojë sipërfaqen e shankut
  • Të ofrojë vëmendje të plotë dhe shërbim të personalizuar tek klienti.
  • Të ketë njohuri dhe të participojë në të gjitha shërbimet, produktet dhe programet e Hamirë dhe Transformohut.
  • Të ofrojë çdo anëtarë dhe klient potencial të Hamirë dhe Transformohut me nivelin më të lartë të shërbimit ndaj klientit.
  • Të u përgjigjet pyetjeve të klienteve në mënyren më të mirë të mundshme
  • Të i drejtojë klientat në adresën e saktë për të marrë shërbimin apo adresuar brengën/kërkesën e tyre
  • Të mirëmbajë pastërtinë e pajisjeve dhe sipërfaqes së banakut
  • Si dhe detyra të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti
  • Të shpjegojë dhe prezantojë menynë për klientë

Kualifikimet

  • të ketë njohuri në përgatitjen e kafeve të nxehta dhe të ftohta
  • miksimin dhe përzierjen e lëngjeve të freskëta dhe smoothies sipas recetës
  • menaxhimin e shankut dhe produkteve
  • të mirëmbajë aparatet, mjetet dhe pastërtinë e banakut
  • të jetë fleksibil në oraret e caktuara
  • (obligative) Te kete aftesi komunikimi në gjuhën Angleze
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikimi në të shkruar dhe verbale
  • Së paku një vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Të jetë profesional, serioz, i shoqërueshëm dhe energjik
  • Të ketë shkathtësi të përdorimit të kompjuterit

 Si anëtarë i ekipit të Hamirë ju do të keni:

  • Benefite brenda lokaleve tona, si dhe përqindje për anëtarësime të caktuara brenda fitnesit.
  • Anëtarësim për të përdorur shërbimet dhe lokalet e Transformohut
  • Zbritje në të gjitha shërbimet e Transformohut, duke përfshirë, Trajnimin personal, Klasat, Masazhen, Produktet në shop, Produktet në shank.
  • Zbritje në produktet e restoranit.

Ky përshkrim i punës ka për qëllim që të përshkruaj kërkesat e përgjithshme të pozitës. Kjo nuk është një deklaratë e plotë e detyrave, përgjegjësive apo kërkesave. Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat nuk jane të listuara këtu mund të u ngarkohen sipas nevojës nga ana e menaxhmentit apo superiorit tuaj.

Të gjithë të interesuarit/at mund të aplikojnë përmes numrit të kontaktit: 049537755.

Afati i fundit për aplikim: 21 Gusht 2019.

AGS: Ha mirePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 484
Kategoria Hoteleri
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC