1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

THIRRJE PËR APLIKIM PROGRAM PRAKTIKE PËR TË RINJTË 

NË KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE (KPM)

Qëllimi i Programit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është duke implementuar një Program Praktike për të Rinjtë me mundësi angazhimi në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Qëllimi i këtij programi të praktikës është ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve profesionale të studentëve apo të diplomuarve në fushën e gazetarisë, drejtësisë, shkencave sociale, telekomunikacionit, marketingut digjital dhe marrdhënie me publikun. Në bashkëpunim të ngushtë me KMP, ky program u mundëson 3 praktikantëve që të angazhohen në këtë institucion për një periudhë pesë mujore, duke u orfruar kështu mundësi për aftësim të mëtutjeshëm dhe thellim të njohurive mbi mandatin, rolin dhe funksionimin e këtij institucioni.. Më konkretisht, KPM synon të angazhojë 1 praktikant në departamentin e monitorimit, 1 në marrëdhënie me publikun dhe marketing digjital dhe 1 me profil të telekomunikacionit në departamentin e menaxhimit frekuencor. 

Pozita: Praktikant/e (3 pozita)

Kohëzgjatja: 5 muaj  

Data e fillimit: 1 korrik, 2024

Lloji i kontratës: Praktikë me kohë të pjesshme (part-time) 

Kompenzimi: 200 Euro/në muaj (Bruto) (subjekt i vijueshmërisë së rregullt të programit, sipas evidencës së listave të nënshkrimit)

Mbi programin në KPM:

Me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës  Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është  organ i pavarur, i cili në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele. I themeluar në vitin 2005, Komisioni i Pavarur i Mediave  është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

Përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.

KPM fton për të aplikuar për praktikant 3 të rinj/reja student/e apo të diplomuar/a për një periudhë 5 mujore, duke nisur nga 1 korrik 2024. Qëllimi i praktikës është të përfshijë të rinjtë dhe të rejat në punën e KPM-së dhe t'i njoftojë ata me mandatin, fushëveprimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Institucionit, si dhe t'u ofrojë atyre mundësinë e mentorimit nga kolegët e tyre me përvojë në fushën e rregullimit të mediave audiovizuele.  Për më tepër, praktikantët e përzgjedhur do angazhohen në detyra të përcaktuara nga menaxhmenti i KPM, përkitazi me nevojat e institucionit. 

Lokacioni: Zyra e KPM, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza Pejton,10000, Prishtinë, Kosovë.

Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Duhet të jenë qytetarë të Kosovës;
  • Student/e apo i/e diplomuar në Gazetari, Juridik, Shkenca Sociale, Telekomunikacion, Marketing digjital dhe Marrëdhënie me Publikun;
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe (në të folur e të shkruar);
  • Aftësi të mira kompjuterike, përfshirë përdorimin e Windows (word, excel, email), etc;
  • Vlerësohet njohja e mirë e gjuhës angleze.

Si të aplikohet?

Një aplikim i kompletuar përfshin dokumentacionin e listuar më poshtë:

  • Rezymenë (CV), jo më shumë se 2 faqe;
  • Letër motivuese që tregon interesin në program dhe ndikimin që prisni nga ky program;
  • Transkripta e notave apo Diplomën e universitetit;
  • Certifikata e gjendjes penale.

Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF në adresën e mëposhtme: applications@legalpoliticalstudies.org  jo më vonë se 7 qershor 2024 (Ora 23:59). 

Subjekti i emailit për duhet të jetë "2024 Programi i Praktikës KPM". 

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfardo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera dhe në gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe, serbe ose angleze. Thirrjet telefonike nuk pranohen. Vetëm kandidatët që do hyn në listën e ngushtë do të njoftohen. 

Aplikimet inkurajohen nga të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, besimi, aftësia e kufizuar, orientimi seksual dhe identiteti gjinor. 

Programi do të implementohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe CDF në kuadër të projektit JUST REACT- Ngritja e reagimit qytetar drejt një qasjeje të përmirësuar në drejtësi në Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian.


Grupa za pravno-političke studije  (GPPS)

POZIV ZA PRIJAVU U OKVIRU PROGRAMA STAŽIRANJA ZA MLADE 

U NEZAVISNOJ KOMISIJI ZA MEDIJE ( (NKM)

Svrha programa 

Grupa za pravno-političke studije (GPPS) realizuje program stažiranja za mlade sa mogućnostima da se angažuju u Nezavisnoj komisiji za medije (NKM). Svrha ovog programa stažiranja je dalja izgradnja profesionalnih kapaciteta studenata ili diplomaca u oblasti novinarstva, prava, društvenih nauka, telekomunikacija, digitalnog marketinga i odnosa sa javnošću. U bliskoj saradnji sa NKM-om, ovaj program omogućava za 3 pripravnika da budu angažovani u ovoj instituciji na period od pet meseci, pružajući im na taj način mogućnost daljeg usavršavanja i produbljivanja znanja o mandatu, ulozi i radu ove institucije. Tačnije, NKM namerava da angažuje 1 pripravnika u odeljenju za praćenje, 1 u odnosima sa javnošću i digitalnom marketingu i 1 sa telekomunikacionim profilom u odeljenju za upravljanje frekvencijama. 

Pozicija: Pripravnik/pripravnica (3 mesta)

Period trajanja: 5 meseci  

Datum početka: 1 jul, 2024

Vrsta ugovora: Stažiranje na određeno vreme (nepuno radno vreme) 

Nadoknada: 200 evra mesečno (bruto) (podložno redovnom prisustvu u okviru programa, prema evidenciji potpisanih lista)

O programu NKM-a:

Članom 141 Ustava Republike Kosovo  Nezavisna komisija za medije (NKM) je nezavisno telo, koje na osnovu Zakona br. 04/L-44, licencira javne i privatne emitere, definiše i sprovodi politiku emitovanja i reguliše prava, obaveze i odgovornosti fizičkih i pravnih lica koja pružaju audio i audio-vizuelne medijske usluge. Osnovana 2005. godine, Nezavisna komisija za medije je nadležno telo za regulisanje, upravljanje i nadzor radio-difuznog frekvencijskog spektra u Republici Kosovo.

Odgovornost NKM-a je da promoviše i održava pravičan i otvoren sistem za licenciranje i regulisanje audiovizuelnih medijskih usluga kao i da upravlja spektrom frekvencija emitovanja u skladu sa najboljim međunarodnim standardima.

NKM poziva tro mladih/studenta ili diplomiranih da se prijave za stažiranje u trajanju od 5 meseci, počev od 1. jula 2024. Svrha stažiranja je da se mladići i devojke uključe u rad NKM-a i upoznaju sa mandatom, delokrugom, dužnostima i odgovornostima Institucije, kao i da im ponudi mogućnost da ih mentorišu kolege sa iskustvom u oblasti regulacije audiovizuelnih medija. Pored toga, izabrani pripravnici biće angažovani na poslovima koje odredi rukovodstvo NKM-a, u skladu sa potrebama ove institucije. 

Lokacija: NKM kancelarija, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Br. 124 Gradić Pejton, 10000, Priština, Kosovo.

Zahtevani uslovi i kvalifikacije:

  • Moraju biti građani Kosova;
  • Student ili diplomirani student novinarstva, prava, društvenih nauka, telekomunikacija, digitalnog marketinga i odnosa sa javnošću;
  • Odlično poznavanje albanskog jezika (govorno i u pisanoj formi);
  • Dobre veštine rada na kompjuteru, uključujući korišćenje Windows-a (Word, Excel, email) itd.;
  • Ceni se dobro poznavanje engleskog jezika.

Kako se treba prijaviti?

Popunjena prijava/aplikacija uključuje dole navedenu dokumentaciju:

  • Biografija (CV), ne više od 2 stranice;
  • Motivaciono pismo koje pokazuje interesovanje za program i uticaj koji očekujete od ovog programa;
  • Prepis ocena ili univerzitetska diploma;
  • Uverenje o krivičnom statusu.

Molimo Vas da obratite pažnju da se svi dokumenti moraju dostaviti u PDF formatu na sledeću adresu: applications@legalpoliticalstudies.org  ne kasnije od 7 juna 2024 (do 23:59). 

Naslov ovog emajla treba da glasi „2024 Program stažiranja NKM“. 

Nijedna prijava/aplikacija neće biti prihvaćena/razmotrena nakon isteka roka za prijavljivanje i u bilo kom drugom obliku (npr. fizički, putem faksa) ili ako je poslata na druge adrese i na jeziku koji nije albanski, srpski ili engleski. Telefonski pozivi se ne prihvataju. Samo kandidati koji se nalaze na užoj listi će biti obavešteni. 

Želimo da podstaknemo prijave od strane svih kvalifikovanih kandidata, bez obzira na etničku pripadnost, godine, veru, ograničene sposobnosti, seksualnu orijentaciju i rodni identitet. 

Program će biti realizovan od strane Grupe za pravno-političke studije (GPPS) i CDF-a u okviru projekta JUST REACT - Podizanje reakcije građana za poboljšani pristup pravosuđu na Kosovu, a kojeg finansira Evropska unija.

 

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 07/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet