1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita                    Menaxher i Linjës i Marrëdhënieve të NVM
Lokacioni              Dega Fushë Kosovë
Data e Hapjes       27.05.2024
Data e Mbylljes    02.06.2024

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëj prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të Bankës në mënyrë sa më aktive.
  • Të ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
  • Të ndjek zhvillimet e sektorit bankar.
  • Të sjell klientë të rinjë për segmentin NVM.
  • Të bëj vlerësimin, analizimin e gjendjes financiare si dhe të bëj propozimet kreditore sipas nevojave të klientit.
  • Të bëj vlerësimin preliminar për kredinë me drejtuesin e degës.
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
  • Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta. Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit NMV-ve në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.

Kualifikimet:

  • Diplomë Baçellor ose Apsolvent në Ekonomi/Administrim Biznesi/Menaxhment,
  • Preferohet përvojë pune së paku një vit si analist kreditor për NVM,
  • Njohuri të mira në analiza financiare,
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

Kategoria Banka
Skadon 02/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet