1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Një planifikues i stoqeve

Detyra dhe Përgjegjësitë: 

  • Planifikimi, menaxhimi dhe optimizimi i inventarit mbarëkombëtar;
  • Furnizimi i mallit
  • Trajnimi i kolegëve për procese të planifikimit të stoqeve
  • Përgjegjës për burimet e kompanisë që i janë besuar në përdorim.
  • Përgjegjës për kryerjen e punës në përputhje me procedurat dhe rregullat e kompanisë.
  • Përgjegjës për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit me sektorët e tjerë në kompani.
  • Përgjegjës për sjelljen në përputhje me vlerat e kompanisë brenda dhe jashtë kompanisë.
  • Përgjegjës për mbrojtjen e informacionit të kompanisë me të cilën është në kontakt.
  • Kontrollim i dokumentacionit dhe të dhënat në lidhje me stokun e mallrave dhe planet e shitjes;
  • Dhënja e propozimeve për rregullimin e stoqeve në përputhje me inputet e shitjeve dhe rishikimi i gjendjes së  stoqeve;
  • Krijimi i  Country Replenishment  fajllit të vendosur nga  menaxheri  i planifikimit të stoqeve dhe agjentëve;
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e niveleve optimale të stokut duke porositur sasi shtesë të mallrave dhe duke rishikuar porositë ekzistuese;
  • Porositja e mallrave nga fabrikat rajonale të drejtorive, krijimi i strukturave të kamionit dhe planifikimi i ngarkimit;
  • Marrja dhe realizimi i Urdhërblerjeve nga principali, monitorimi operacional dhe përditësimi i të gjitha veprimeve promocionale;
  • Krijimi i llogarisë  për të trajtuar  artikujt promovues dhe dërgimi i udhëzimeve për të gjithë në zinxhirin e furnizimit;
  • Kontrollimi i çmimeve të blerjes;
  • Krijimi i fajlit Forecast  të vendosur nga menaxheri i planifikimit të stoqeve  dhe drejtori në baza javore;
  • Analiza e trendëve  të shitjeve sipas artikullit në baza javore;
  • Përditësimi dhe monitorimi operacional i të gjitha veprimeve promovuese;
  • Puna mentoruese  me planifikuesit e rinj të stoqeve - proces trajnimi;
  • Pjesëmarrja aktive në trajnime të organizuara për të punësuarit  me më pak përvojë (Excel për shembull);
  • Përpunimi statistikor i të dhënave për planet e shitjeve sipas brendëve  dhe shpërndarjes sipas artikujve;
  • Vlerësimi i saktësisë së parashikimeve të shitjeve në baza mujore;
  • Inventarizimi mujor i mallit të depos shpërndarëse në Beograd. Detyrat tjera me urdhër të mbykqyrësit të drejtpërdrejtë.
  • Takime operative me mbikqyrësin drejtpërdrejtë  me qëllim raportimin e zbatimit të detyrave dhe aktiviteteve në juridiksion, njohje me proceset, kërkesat e reja.

Kualifikimet e kërkuara:

 

  • Shkalla VII e arsimit profesional.
  • Njohuri për financat - raportet dhe indikatorët themelore.
  • Përvojë pune të paktën 3 vjet në planifikimin e stoqeve.
  • Aftësi kompjuterike (njohuri të shkëlqyera të MS Excel)
  • Njohuri aktive të gjuhës angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale; 
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B

Si të Aplikoni : 

NELT L.L.C. është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: apliko@nelt.comAfati i aplikimit është deri me datën 27  Qershor 2024 ora 16:00.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shkruani pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në pjesen "Subject Line",  dhe CV-ja juaj të jetë e emëruar (Emri Mbiemri - CV).

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 27/06/24 (15 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet