1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIA Life” për shkak të rritjes së vazhdueshme, është në kërkim të punonjësve  të rinj në pozitën:  

KËSHILLTARË I SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës  

Nëse jeni jeni një person energjik që nxitet nga sfidat, me aftësi komunikimi të shkëlqyera dhe aftësinë për të  ndërtuar marrëdhëniet të qëndrueshme si dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi energjik, mbështetës dhe të  përkushtuar që janë të angazhuar për të ndihmuar klientët duke ofruar shërbime të shkëlqyeshëm ndaj tyre  dhe duke kultivuar marrëdhëniet afatëgjate si dhe shitje të vazhdueshme, atëherë ne ju ftojmë për  bashkëpunim afaristë.  

Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:  

  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës  
  • Edukim dhe trajnime të rregullt  
  • Paga bazë 442.56EUR, te ciles i bashkanjgiten komisione konkurruese dhe bonuset e performancës 
  • Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient si dhe aftësisë komunikuese  
  • Mbështesim zhvillimin tuaj profesional dhe ofrojmë mundësi për avancim brenda kompanisë 
  • Mbështetjen, ndihmën dhe materialin për përfitimin e licencës nga BQK për ofrimin e sigurimeve  
  • Motivimin në formë bonuseve, shpërblimeve, udhëtimeve dhe trajnimeve brenda dhe jashte vendit 

Detyrat Kyçe:  

  • Gjeneroni dhe identifikoni klientët potencial përmes kanaleve të ndryshme  
  • Keshilloni klientët në zgjedhjet e sigurimeve të jetës dhe përshtatni zgjidhjet në nevojat e tyre të veçanta 
  • Ofroni shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve dhe krijoni marrëdhëniet të qëndrushme me ta 
  •  Mbani veten të informuar rreth tendencave dhe produkteve të industrisë për të shërbyer më mirë klientët  tuaj.  

Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:  

  • Preferohet niveli i lartë i edukimit  
  • I/E orientuar drejtë shitjes  
  • Ambicioz/e, Kreativ/e, Punëtor/e  
  • I/E besueshëm/, Vetë-iniciativë/e  
  • Përvojë e mëparshme në shitje është një avantazh.  

Besojmë se CV – ja juaj do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni  pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.  

Të interesuarit, luten të dërgojnë CV–it e tyre në adresën: hr@illyrialife.com 

Konkursi do të jetë i hapur deri me 09.06.2024

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër. 

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 09/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet