1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita:                     Menaxher i Linjës/ Specialist i Marrëdhënieve të Kredive Individuale

Lokacioni:               Klinë

Data e Hapjes:       24.05.2024

Data e Mbylljes:    02.06.2024

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Analiza e kërkesave të kredisë, përgatitja e raporteve të vlerësimit me shkrim për këto kërkesa për kredi dhe prezentimi te Superiori.
  • Të siguroheni që kërkesat e kredisë janë në përputhje me Rregulloren e Ligjeve Bankare.
  • Të siguroheni që dokumentacioni për kërkesat e kredisë është ekzekutuar dhe kompletuar në mënyrë të duhur.
  • Të kontriboni në zhvillimin e portofolios të klientëve individual dhe identifikoni shërbimet e reja ose shtesë që një klient mund të përdorë.
  • Të përgatisni raportet mujore të sektorit dhe t’i prezentoni te Menaxhmenti i Bankës dhe te institucionet zyrtare nëse është e nevojshme.
  • Të këshilloni klientët e tanishëm dhe të ardhshëm mbi produktet dhe shërbimet bankare që janë më të përshtatshme për nevojat e tyre.
  • Të fokusoheni në shërbim sa më të mire ndaj klientit.

Kualifikimet:

  • Diplomë Baçellor në Financa, Kontabilitet, Menaxhment ose Ekonomi.
  • Preferohet përvojë pune së paku dy vite si analist kreditor për Kredi Individuale.
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe aftësi organizative.
  • Aftësi për të marrë iniciativa, për të punuar në ekip.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Patent shoferi i Kategorisë B.
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.

Kategoria Menaxhment
Skadon 02/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Klinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet