1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“Klan Arena” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, është qendër konventash për organizimin e eventeve dhe shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita:               

  • (1) Mirëmbajtës/e
  • (1) Sigurim

Vendi i punës:    Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur si Mirëmbajtës/e janë:

  • Mirëmbajtja e objektit.
  • Mirëmbajtja dhe organizimi i hapësirave të punës.
  • Kontrollimi i gjendjes së inventarit dhe nevojat për furnizime.
  • Përgjegjësi mbi ruajtjen e dokumentacionit në zyret që i mirëmbanë.
  • Rregullimi i sallave të takimeve dhe mirëmbajtja e tyre pas çdo takimi.
  • Ruajta sekretet afariste e Kompanisë.
  • Kryerja dhe dokumentimi i aktiviteteve rutinore të mirëmbajtjes.
  • Raportimi për defekte ose nevoja për riparime.

Kushtet dhe Kualifikimet e kërkuara për Mirëmbajtës/e:

  • Përvoja e punës si mirëmbajtës/e në një kompani të ngjashme.
  • Të ketë aftësi për bashkëpunim.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur si Sigurim janë:

  • Përgjegjës për sigurimin e objekteve.
  • Bënë mbikqyrjen e hapsirave të jashtme dhe të brendshme.
  • Bënë mbikqyrjen e hyrjeve dhe levizjeve të personave dhe automjeteve.
  • Raporton sjelljet e dyshimta, incidentet dhe shkeljet e sigurisë.
  • Kujdeset për sigurinë dhe mirëqenien e personelit, vizitorëve dhe ambientit.
  • Përgjigjet në situata emergjente për të ofruar ndihmën e nevojshme.
  • Raporton tek përgjegjësit.

Kushtet dhe Kualifikimet e kërkuara për Sigurim:

  • Të ketë së paku shkollimin e mesëm,
  • Përvojë pune si Sigurim;
  • Të ketë Licencë valide për Sigurim (e preferueshme);
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe raportimit;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • Dëshminë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;

Aplikimi bëhet përmes butonit 'Apliko Këtu' ose email-it (postës elektronike), në: hr@klanarena.com. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 31.05.2024, Ora 16:00h.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 31/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet