1

Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes

Ruaj
Ipko
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston dhe jep asistencë teknike për Udhëheqëseve të Ekipit dhe anëtarët e tjerë të ekipit për detyrat dhe projektet e përditshme.
  • Hulumton, menaxhon dhe ekzekuton kërkesat e konfigurimit nën Udhëheqësit e Ekipit ose mbikëqyrjen e mbikëqyrësit në përputhje me procedurat dhe rregullat e kompanisë.
  • Përgatitja e të gjitha raporteve të nevojshme të kërkuara nga Udhëheqësi/mbikëqyrësi.
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Student/e në nivelin bachelor ose master, ose i sapodiplomuar në fushën e Shkencave Kompjuterike ose ngjashëm.
  • Njohuri bazë për: Topologjitë e rrjetit, elementet e rrjetit, protokollet e rrjetit, platformat TIK, protokollet, programim.
  • Njohur rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
  • Aftësi të forta analitike.
  • Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin e disponueshëm duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjës dhe kontakte të ndryshme biznesi në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
  • Aftësia për t’i kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Lokacioni: Prishtinë

Afati fundit per aplikim: 28.05.2024

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 28/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet