1

Praktikant/e në Njësinë e Mbështetjes së Sistemeve të Biznesit

Ruaj
Ipko
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Praktikant/e në Njësinë e Mbështetjes së Sistemeve të Biznesit

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Njësinë e Mbështetjes së Sistemeve të Biznesit

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në projektim, zhvillim dhe zgjidhje teknike lidhur me mbështetjen për klientë për ndër shkallëzime më komplekse me sistemet e mbështetjes afariste.
  • Asiston në mbështetje dhe implementime më komplekse të platformave për mbështetje afariste.
  • Hulumton, raporton dhe zgjidh problemet në aplikacione.
  • Asiston për auditim dhe mirëmbajtje parandaluese të sistemeve për mbështetje afariste.
  • Asiston për të kryer planifikimin e proceseve adekuate, dokumentimeve dhe procedurave të tjera të lidhura me teknologjinë informative.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi
  • Njohuri për mirëmbajtje të sistemeve për mbështetje të biznesit. 
  • Njohuri bazike të: PHP, HTML, XML, zhvillimit të bazave të të dhënave, oracle, MySQL, MSSQL, sistemet Windows dhe Linux.
  • Njohje bazike në fushën e Teknologjisë Informative.
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis ekipor me ndryshime të shpeshta dhe dinamike të detyrave dhe prioriteteve.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin. 
  • Aftësi për  t’i  kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Afati fundit per aplikim:  28.05.2024

Lokacioni: Prishtine, IPKO Zonë Industriale

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 28/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet