1

Praktikant/e në Njësinë e Teknologjisë, Zgjidhjeve dhe Kualitetit të Shërbimeve

Ruaj
Ipko
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Praktikant/e në Njësinë e Teknologjisë, Zgjidhjeve dhe Kualitetit të Shërbimeve

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Njësinë e Teknologjisë, Zgjidhjeve dhe Kualitetit të Shërbimeve

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston dhe mirëmban komunikim profesional lidhur me zgjidhjet për klient dhe procedurat e mbështetjes para dhe pas shitjes për t’i shërbyer klientëve të biznesit
  • Asiston në raporte me menaxherët / specialistët e TIK-ut të konsumatorëve si ndikues / vendimmarrës
  • Asiston në përgatitjen e dokumentacionit në lidhje me tenderët dhe kërkesat që vijnë nga departamenti i shitjeve dhe marketingut
  • Asiston në sigurimin e kualitetit e shërbimeve dhe ngrit kënaqësinë e klientit, rritjen e të ardhurave / cilësisë ne segmentin e shërbimeve dhe zgjidhjeve te ndryshme duke përfshi edhe ICT etj.
  • Ndihmon në përgatitje të zgjidhjeve komplekse për klientët e biznesit.
  • Ndihmon në strukturën e kostos së zgjidhjes si bazë për hartimin e produkteve dhe zgjidhjeve ne sferën e ICT.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
  • Njohuri të sistemeve/shërbimeve si Microsoft Windows, Linux, Vmware, Veeam, Cisco etj.;
  • Njohuri për strategjite e mbrojtjes së të dhënave dhe arkivimi i tyre.;
  • Njohuri të rrjetave në TI, të cilat janë të domosdoshme për të analizuar dhe zgjidh problemet; që mund të shkaktohen gjatë komunikimit server/klient;
  • Gatishmëria për të studiuar teknologji të reja, ballafaqimi me sisteme të ndryshme dhe shpërndarja e njohurive brenda ekipit;
  • Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
  • Aftësi për të punuar në ekip;

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Afati fundit për aplikim: 28.05.2024

Lokacioni: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale


Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
28/05/2024

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 28/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet