1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Eurodenta-L shpk është depo dentare dhe farmaceutike që operon në tregun e Kosovës prej 7 vitesh. Hapim konkurs për vend të lirë pune në pozitën:

Farmacist përgjegjës i kompanisë

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Të mirembajë rrjetin e klientëve ekzistues dhe të identifikojë klientë të ri,
  • Të prezantojë në menyrë profesionale produktet e kompanisë,
  • Bazuar në kërkesat e marra nga klientët, të dërgojë porositë në baza ditore,
  • Të bëjë deklarimet e nevojshme per produktet dhe pajisjet medicinale pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe pranë Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në drejtimin farmaci
  • Licensë e vlefshme nga Ministria e Shëndetesisë
  • Përvojë profesionale në çështje rregullatore në kompani farmaceutike
  • Njohuri për ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi për produktet dhe pajisjet medicinale
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
  • Aftesi të mira komunikimi
  • Etikë dhe profesionalitet

Si te aplikoni:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV- të e tyre përmes email në: kosovo@eurodenta-albania.com ose në whats app në numrin +355694426130.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet