SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë

	 	 

FTESE PER OFERTE

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë fton ofertuesit e kualifikuar që të ofertojnë për (Trajnime për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin profesional të punonjësve, si dhe ngritjen e cilësisë së punës për ofrimin e shërbimeve)

Me këtë rast ju bejme Ftese per Oferte në përputhje me specifikacionet ne vijim:

Trajnimet do të mbahen përgjatë vitit 2019. Janë planifikuar 10 trajnime për dy grupe të ndryshme të stafit. Numri i pjesëmarrësve në secilin trajnim do të jetë përafërsisht nga 20-30 persona.Trajnimet janë paraparë të mbahen ne muajt dhe temat e caktuara si vijon:

Në muajin Shtator:

  • Të Menduarit Strategjik dhe Inovativ përgjatë planifikimeve strategjike në fushën sociale – Modul një ditor për një grup
  • Teknikat e stimulimit bazë për fëmijët 0-3 vjeç – Modul një ditor për dy grupe
  • Planifikimi, Organizimi dhe Monitorimi I punës– Modul një ditor për një grup

Trajnimet duhet të mbahen në periudhën kohore prej 9 deri më 30 shtator 2019

Në muajin Tetor:

  • Puna me të rinjët me sjellje asocial dhe devijuese – Modul një ditor për dy grupe
  • Edukimi shëndetësor dhe seksual për fëmijë dhe të rinjë – Modul një ditor për 2 grupe
  • Qasja dhe puna me prindër abuzues dhe të abuzuar – Modul 1 ditor për 2 grupe

Trajnimet duhet të mbahen në periudhën kohore prej 1 deri më 31 tetor 2019

Në muajin Nentor:

  • Ngritja e shkathtësive udhëheqëse për udhëheqësit e njësive – Modul një ditor për një grup
  • Të folurit publik/Komunikim me palët e jashtme – Modul një ditor për një grup
  • Shkathësi të të shkruarit – shkrim akademik, shkrim të raporteve, shkrim të tregimeve (story telling) – Modul një ditor për një grup
  • Teknika të motivimit në familje me sfida të ndryshme (financiare, psiko-sociale, edukative) – Modul 1 ditor për 2 grupe

Trajnimet duhet të mbahen në periudhën kohore prej 4 deri më 29 nëntor 2019

Ofertuesit mund të ofertojnë si persona fizik ose si Kompani

Ofertuesit se bashku me oferten duhet te dorezojne:

Për persona fizik:

  • Kopja e letërnjoftimit - ID
  • Dëshmi mbi përvojën në ofrimin e trajnimeve në fushat e kërkuara
  • CV e trajnerit
  • Së paku 2 referenca të trajnereve
  • Agjenda dhe modulet pwr temën e trajnimit (për secilin trajnim)
  • Oferta financiare për secilin modul trajnimi/për një ditë të trajnimit
  • Çmimet të kuotohen në euro bruto për 1 dite trajnimi

Për kompani:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Dëshmi mbi përvojën në ofrimin e trajnimeve në fushat e kërkuara
  • CV i/e trajnerit/trajnerëve
  • Së paku 2 referenca të trajnereve
  • Agjenda dhe modulet për temën e trajnimit (për secilin trajnim)
  • Oferta financiare për secilin modul trajnimi/për një ditë të trajnimit
  • Çmimet të kuotohen në euro pa TVSH, për 1 dite trajnimi

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës më të mirë jane si vijon:

  1. Oferta komplete (sipas dokumentacionit të kërkuar më lartë)
  2. Shqyrtimi permbajtesor i agjendes dhe moduleve per secilen teme te trajnimit
  3. Pas plotesimit te kritereve me larte,oferta me e volitshme financiare,

Kompanitë/Individët e interesuar duhet t’i dorezojne dokumentet dhe  oferten në email adresën Procurement1@soskosova.org. Ofertat duhen  të dorëzohen deri me datën 28.08.2019,   Ofertat e pakompletuara dhe te dorezuara me vonese nuk do te shqyrtohen.

Për ndonjë paqartësi  mund të kontaktoni në e-mail:  procurement1@soskosova.org

TAGS: SOS Fshatrat e Femijeve, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1074
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC