1

Zyrtar i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standarde (DMCPS)

Ruaj
SCAAK
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNË  

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), është duke kërkuar një kandidat  të motivuar që t'i bashkohet ekipit tonë në pozitën: 

Zyrtar i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standarde (DMCPS)   

Detyrat dhe përgjegjësitë  

Zyrtari i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standarde (MCPS) do të jetë personi përgjegjës mbi  mbarëvajtjen dhe zhvillimin e DMCPS. Zyrtari është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e planit vjetor të MCPS, duke  përfshirë organizimin e rishikimeve të auditorëve dhe kontabilistëve. Zyrtari poashtu përgatit raporte individuale për  auditorët/kontabilistë dhe për Komisionin e Cilësisë të ShKÇAK, si dhe zhvillon sesione të Edukimit të Vazhdueshëm  Profesional për anëtarët. Gjithashtu, ai mbikëqyr avancimin profesional të anëtarëve dhe bashkëpunon me departamente  të tjera për të arritur qëllimet e ShKÇAK. 

  • Përgatit dhe implementon planin vjetor për MCPS i cili përfshinë listën e auditorëve dhe kontabilistëve, kohën e  kontrollit dhe numrin dosjeve të auditimit/kontabilitetit të cilat do të kontrollohen gjatë periudhës përkatëse; 
  • Realizon menaxhimin e cilësisë në pajtueshmëri me planin vjetor, përgatit raportet individuale të cilat i dërgohen auditorëve/kontabilistëve si dhe raportin e përgjithshëm i cili i dërgohet Komisionit të Cilësisë të ShKÇAK;
  • Zhvillon si dhe bënë implementimin e sesioneve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) për anëtarët në  lidhje me MCPS; 
  • Përkujdeset për të siguruar avancimin e anëtarëve në fushën e zbatimit të standardeve profesionale përmes  komunikimit të vazhdueshëm; 
  • Bashkëpunon dhe qëndron në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e ShKÇAK të fushës së MCPS; 
  • Bashkëpunon me departamentet tjera në realizimin e misionit, vizionit dhe qëllimeve të ShKÇAK si dhe detyra  dhe përgjegjësi tjera sipas kërkesës; 
  • Raporton te Eksperti për MCPS, Drejtori Ekzekutiv dhe/ose Zëvendës Drejtori mbi realizimin e objektivave dhe  zhvillimin e aktiviteteve dhe punëve të paracaktuara. 

Kualifikimet dhe përvoja:  

  • Bachelor ose master në Ekonomi;  
  • Preferohet të jetë i çertifikuar në ShKÇAK ose në ndonjë shoqatë tjetër profesionale të njohur ndërkombëtarisht;  
  • Përvojë të punës në auditim të pasqyrave financiare dhe zbatim të standardeve profesionale të kontabilitetit  dhe auditimit; 
  • Aftësi të mira komunikuese, punës në ekip dhe i/e gatshëm për punë nën presion;  
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;  
  • Njohuri në kompjuter (Excel, Word, PowerPoint, etj.);  
  • Kandidatët kërkohet të kenë vetiniciativë për zhvillim të mëtutjeshëm të departamentit. 

Referencat janë të domosdoshme dhe duhet të dërgohen me CV. 
Dorëzoni CV-në tuaj në E-mail adresën: info@scaak.org
Për pozitën: Zyrtar i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standarde (DMCPS)  CV-të i pranojmë deri me 04.06.2024  

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Kategoria Menaxhment
Skadon 04/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet