1

Praktikant/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve

Ruaj
Ipko
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Praktikant/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në postimin e konkurseve të punës dhe në koordinim të intervistave.
  • Asiston në orientimin e punonjësve të rinj dhe në kompletimin e dokumenteve të punonjësve.
  • Kontribuon në koordinimin e programit të trajnimeve të punonjësve.
  • Kontribuon në zgjidhjen e çështjeve bazë të punonjësve.
  • Asiston në mbajtjen e të dhënave të punonjësve.
  • Mirëmban dhe përditëson bazat e të dhënave dhe të dhënat e burimeve njerëzore.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Student/e në nivelin bachelor ose master, ose i sapodiplomuar.
  • Motivim për të punuar në fushën e Burimeve Njerëzore dhe dëshirë për të mësuar dhe për t’u rritur në këtë fushë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese të kohës.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj konfidencialitetit.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Lokacioni: Prishtinë

Afati fundit per aplikim: 27.05.2024

Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 27/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet