1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Menaxher/e të Burimeve Njerëzore (Human Resources Manager)

Përmbledhje e punës:

Po kërkojmë një Menaxher/e të Burimeve Njerëzore të motivuar dhe me një orientim të qartë në zhvillimin e politikave të personelit. Kandidati/tja ideal/e duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, menaxhim dhe udhëheqje, të jetë i/e aftë të menaxhojë ndryshime dhe sfida organizative dhe të bashkëpunojë efektivisht me të gjitha nivelet e organizatës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të burimeve njerëzore që mbështesin objektivat e përgjithshme të kompanisë.
  • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe seleksionimit, duke përfshirë shpalljen e vendeve të lira, intervistat dhe vendosjen e punonjësve të rinj.
  • Zbatimi dhe përditësimi i politikave të burimeve njerëzore, si dhe sigurimi që ato janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
  • Organizimi dhe mbajtja e regjistrimeve të punonjësve dhe dokumentacionit të HR.
  • Menaxhimi i programit të vlerësimit të performancës, duke përfshirë zhvillimin e objektivave, monitorimin e performancës dhe ofrimin e feedback-ut.
  • Zgjidhja e çështjeve të punonjësve dhe menaxhimi i konflikteve në mënyrë efektive.
  • Raportimi rregullt dhe komunikimi me menaxhmentin e lartë dhe të gjitha palët e interesuara.
  • Detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti.

Periudha provuese:       3 muaj   

Kontrata:                         12 muaj

Orari i punës:                  40 orë në javë, e hënë – e premte, 0830–1700 (orari i rregullt gjatë ditëve të javës,                                              me fleksibilitet për të qenë të gatshëm gjatë vikendeve)

Benefitet:                        Skema pensionale sipas ligjit

Njohuri në Microsoft Office, veçanërisht Word, Excel dhe PowerPoint.

Pushimi vjetor:              Sipas ligjit të punës

Kushtet tjera:                 Nuk lejohet të punojë në të njëjtën kohe për ndonjë kompani apo organizatë tjetër                                                në sektorin e njëjtë (hulumtime të tregut dhe/ose të opinionit)

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Eksperiencë e provuar në burime njerëzore ose në një rol të ngjashëm.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe në menaxhimin e konflikteve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, verbalisht dhe në shkrim.
  • Njohuri në ligjet e punës dhe praktikat më të mira të HR.

Procesi i aplikimit:

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni biografinë tuaj. I falënderojmë të gjithë aplikuesit për interesimin, por vetëm ata që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Kantar Index Kosova është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Inkurajojmë aplikime nga individë me çfarëdo prejardhje dhe përvoje.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu"

Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 15/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet