1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita

Koordinator/e i Mbledhjes së të Dhënave (Data Collection Cordinator)

Përmbledhje e punës

Po kërkojmë një Koordinator/e të mbledhjes së të dhënave jashtëzakonisht të motivuar dhe të orientuar në detaje për të u bashkëngjitur ekipit tonë dinamik të hulumtuesve. Kandidati/tja ideal/e duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, koordinim dhe organizim, të jetë i/e gatshëm të reagojë shpejt në ndryshime dhe sfida, dhe të aftë të bashkëpunojë efektivisht me ekipe të ndryshme funksionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Koordinimi i punës dhe aktiviteteve të ekipit të terrenit.
  • Mbikëqyrja e punës në terren për të siguruar respektimin e standardeve të larta të kualitetit dhe afateve të caktuara.
  • Komunikim dhe raportim i rregullt me menaxhmentin për të siguruar mbarëvajtjen e projekteve.
  • Bashkëpunim efektiv me zyrën dhe të tjerët për të adresuar problemet e terrenit.
  • Reagim i shpejtë në situata të ndryshme emergjente në terren.
  • Kontrolli i kualitetit të punës së intervistuesve në terren.
  • Mbajtja e takimeve informuese para fillimit të projekteve për të përgatitur ekipin.
  • Mirëmbajtja e databazës së punëtorëve të terrenit për të optimizuar menaxhimin e punëtorëve të terrenit.
  • Detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti

Periudha provuese: 3 muaj

Kontrata:                  12 muaj

Orari i punës:          40 orë në javë, e hënë – e premte, 0830–1700 (orari i rregullt gjatë ditëve të javës, me fleksibilitet për të organizuar në bazë të dinamikës së punës)

Benefitet:               Skema pensionale sipas ligjit

Pushimi vjetor:     Sipas ligjit të punës

Kushtet tjera:        Nuk lejohet të punojë në të njëjtën kohe për ndonjë kompani apo organizatë tjetër në sektorin e njëjtë (hulumtime të tregut dhe/ose të opinionit)

Shkathtësitë e kërkuara: 

  • Eksperiencë në rolin e koordinatorit të terrenit ose në një pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Kompetencë në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe shkrim.
  • Njohuri mesatare në Microsoft Word, Excel, dhe Power Point

Procesi i aplikimit: 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni biografinë tuaj përmes butonit "Apliko Këtu". I falënderojmë të gjithë aplikuesit për interesimin, por vetëm ata që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Kantar Index Kosova është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Inkurajojmë aplikime nga individë me çfarëdo prejardhje dhe përvoje.

Kategoria Administratë
Skadon 15/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet