1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune

Kompania “Oxa Group” për nevojat e kompanisë menaxhuese të qendrave tregtare, “OCM International” hap konkurs për pozitën:

“Menaxher/e i/e Relacioneve”

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe ruajtja e relacioneve afatgjata me klientët ekzistues, dhe partnerët biznesorë. Kjo përfshin komunikim të vazhdueshëm, prezantime, dhe aktivitete të ndryshme.
  • Monitorimi i tregut dhe identifikimi i tendencave të reja dhe mundësive të biznesit.
  • Mbledhja dhe analiza e feedback-ut nga klientët dhe partnerët për të përmirësuar produktet, shërbimet, dhe përvojën e klientit.
  • Mirëmbajtja e relacioneve dhe kontratat me furnitorët e jashtëm.
  • Ndërtimi i raporteve me palët kryesore të interesuara, me qëllim kuptimin sa më të mire të nevojave të tyre të biznesit dhe përafrimi i kushteve të kompanisë për të përmbushur këto kërkesa.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë universitare në fushat relevante.
  • Përvojë pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, së paku 2 vjet të dëshmuara.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur, në gjuhë shqipe dhe angleze në nivel të avancuar.
  • Njohja e gjuhës italiane, konsiderohet përparësi.
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur emrin e pozitës në subjekt, Menaxher/e i/e Relacioneve.

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, çertifikata të trajnimeve, punime të ndryshme, do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 15/06/2024

Kategoria Menaxhment
Skadon 14/06/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet