A&M Mega Store

Menaxher/e Dyqani, Arkatar/e, Asistent/e i/e shitjes, Depoist/e

	 	 

A&M MEGA STORE  hap vende tё lira pune pёr individёt e intersuar  me rastin e hapjes sё pikёs mё tё re:

Pozitat:                       Menaxher\e Dyqani, Arkatar\e, Asistent\e të shitjes dhe depoist\e ( M/F )

Vendi i punës :           Prishtinë (Te Qafa)

Orari i punë:              I plotë

Afati për aplikim:      Deri më  22 / 08 / 2019

Menaxher/e Dyqani (M\F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kordinon, menaxhon dhe monitoron në baza ditore punën e departamentëve/sektorëve të ndryshme në piken perkatese të shitjes;
  • Formulon dhe implementon rregullat e funksionimit të departamentëve/sektorëve me qellim të rritjes së efikasitetit dhe arritjes së objektivave;
  • Planifikon angazhimin maksimal të burimeve njerëzore të kompanisë nëpermjet rekrutimit,vendosjes së tyre në vendet adekuate, vlerëson përformancen e stafit, gjithashtu planifikon orarët e punëtorëve;
  • Planifikon, mbështet dhe drejton aktivitete të ndryshme me qellim të rritjes së shitjes;
  • Planifikon, propozon, organizon strategji marketing për produktet e kompanisë përfshirë kampanjat dhe shitjet promocionale;
  • Menaxhon stokun e kompanisë duke u kujdesur që nëpermjet regjistrimit dhe kontrollit periodik të verifikojë gjendjen fizike dhe gjendjen në sistem;
  • Implementon dhe menaxhon plane të ndryshme operative në interes të kompanisë.

Arkatar/e (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Mirëpret klientët;
  • Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit, me para te gatshme dhe transaksione me kartela bankare;
  • Bën barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj;
  • Plotëson raporte te ndryshme të shitjes;
  • Raporton tek menaxheri\ja, etj.

Asistent/e i/e shitjes (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe shërben klientët, njofton klientët rreth ofertave dhe arritjeve të reja të artikujve;
  • Përkujdeset për sektorin e caktuar, merret me palimin, rënditjen dhe organizimin vizuel të mallit;
  • Përcjell artikujt e shitur, evidenton mungesat e artikujve dhe i raporton tek stafi përgjegjës;
  • Vendos çmime dhe deklaracione në produkte;
  • Evidenton dhe i raporton artikujt aktiv dhe pasiv të sektorit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e hapsirës punuese në sektorë.

Depoist/e (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon, lëvizë, bartë, klasifikon dhe sistemon artikujt sipas standardëve dhe kërkesave të kompanisë;
  • Përgaditë dhe dorëzon mallin tek sektori i caktuar;
  • Paketon dhe vendos çmime dhe deklaracione në produkte;
  • Selekton dhe ndanë hapsirën për deponim të mallërave dhe sistemon mallërat në pjesët e caktuara;
  • Shkarkon dhe ngarkon mjete të ndryshme të transportit të mallërave;
  • Numëron dhe raporton stokun e mallërave sipas nëvojes dhe në baza periodike;
  • Punon dhe vepron sipas udhëzimëve te Menaxherit te Depos.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitёn Menaxher\e:

  • Diplomë Universitare – Drejtimet e preferuara: Ekonomik dhe Administrim Biznesi;
  • Përvojë pune paraprake së paku 3 vite në menaxhim dhe udhëheqje;
  • Shkathtësi në menaxhimin e kohës, caktimin e prioritetëve ditore-javore;
  • Aftësi ndërpersonale për të menaxhuar stafin dhe për të punuar si pjesë e një ekipi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkelqyera në transmetim dhe delegim të detyrave;
  • Shkathtësi komunikuese, negociuese dhe paraqitje profesionale;
  • Njohuri të avancuara te programeve kompjuterike;
  • Fleksibil dhe i\e shpejt në kryerje të detyrave dhe përmbushjes së planit;
  • I\e afte të punoj, të veprojë dhe të gjykojë drejt në situata më presion të shtuar;
  • Të jetë person i përpikët, serioz, pozitiv dhe energjik.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitat Arkatar\e, Asitent\e te shitjes, Depoist\e:

  • Edukim i lartë;
  • Njohuri mbi principet e shitjes dhe përvojë pune paraprake së paku 6 muaj;
  • Të jetë person pozitiv, energjik dhe me vetë iniciativë;
  • Të jetë komunikues, organizativ, sistemues;
  • Shkathtësi të mira matematikore/numërike;
  • Fleksibil dhe i shpejt në kryerje të detyrave;
  • Gatishmëri të punoj nën presion;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të gjuhëve të huaja;

MËNYRA E APLIKIMIT:

Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email: puno@am-megastore.com.

Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.

TAGS: A&M Store, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2532
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC