Agrobutrinti

Inxhinier i Ndërtimtarisë – Arkitekt – Inxhiner i Makinerisë

	 	 

“Agro-Butrinti Sh.P.K.”  shpall

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit  të lirë të punës

Pozita :

Inxhinier i Ndërtimtarisë – Arkitekt – Inxhiner i Makinerisë (Metal Proces)

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Organizon, drejton  të gjitha  funksionet e menaxhimit te procesit të projektimit, prezentimit dhe shitjes brenda dhe jashte ndërmarrjes.
  • Ndihmon në përgaditjen dhe funksionimin e planit te projektimit dhe prodhimit,
  • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme të kërkuara nga bordi i ndërmarrjes,
  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga bordi apo udhëheqësi i drejtpërdrejt.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Fakulteti i Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Teknik i Makinerisë apo fakultete relevante të cilat i përgjigjen detyrës brenda kompanisë
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën e projektimit, prodhimit apo mbikqyrjes ne montim
  • Të posedojë aftësi menaxheriale
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes,
  • Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda departamentit te projektimit, prodhimit dhe montimit,
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit , gjuha angleze dhe gjuhët  tjera do konsiderohen përparësi
  • Të ketë afëtsi të mira të përdorimit të programeve kompjuterike : AUTO CAD, ARCHICAD etj

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

-CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
-Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
-Çertifikatat e trajnimeve eventuale,
-Letër Rekomandime apo referenca eventuale,

-Letër Motivuese,

Konkursi është i hapur nga data 10.08.2019 deri më 28.08.2019.
Adresa ku mund të dorëzoni dokumentet është:
E-mail adresa: office@agrobutrinti.com , www.agrobutrinti.com

TAGS: AgrobutrintiPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 752
Kategoria Ndërtimtari
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC