1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 15 maj 2024, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

  • Shofer me kategori B – Një (1) pozitë; C – Një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Prishtinë;

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (kategori B); 
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në të njëjtin profil pune (kategori C);
  • Patent shofer të kategërisë B (pozita 1) dhe Patent shofer të kategërisë C (pozita 2);
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose 
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ ;
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 28.05.2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 28/05/24 (1 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet