1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ITP Prizren bën shpalljen si në vijim: 

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT 

ITP Prizren fton kompanitë e kualifikuara të kërkojnë dokumentacionin përkatës për thirrjen  për shprehje të interesit lidhur me aktivitetin si në vijim: 

Shitja e: Mobilje zyresh të përdorura dhe sende të tjera të ndryshme (rafte metalike,  rafte dhe dollapë druri, tavolina dhe karrige, profile dhe shufra çeliku etj.) – LOT 1; Pajisje fitnesi – LOT 2; 

Traktor me dy rrota , motorr dizel Goldoni – LOT 3. 

Shitja bëhet si 3 (tre) LOTE të veçanta dhe sipas parimit - “ashtu siç është” 

KËRKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT 

Kërkesa për dokumentet e tenderit dhe pyetjet lidhur me aktivitetin duhet të dërgohen me  e-mail me numër reference të lëndës:  

ITP-EOI04 Shitja e: Mobilje zyresh të përdorura dhe sende të tjera të ndryshme  (rafte metalike, rafte dhe dollapë druri, tavolina dhe karrige, profile dhe shufra  çeliku etj.) – LOT 1; 

Pajisje fitnesi – LOT 2; 

Traktor me dy rrota , motorr dizel Goldoni – LOT 3, 

procurement@itp-prizren.com para datës 27.05.2024. 

Zyrtari përgjegjës i ITP-së do të ju dërgoj dokumentet e tenderit brenda ditës. 

Materialet në dispozicion janë të hapura për inspektim në çdo ditë pune, gjatë orarit të punës  deri më 27.05.2024 pas kontaktit me ITP Prizren, në e-mail adresën si në vijim: procurement@itp-prizren.com

Të gjitha korrespodencat duhet të bëhen në gjuhën shqipe ose angleze. Dorëzimi i ofertës: 

Data e fundit për dorëzim të dokumenteve të tenderit është 29 Maj 2024 në orën 16:00.  

Udhëzimet e detajuara lidhur me përmbajtjen e ofertës tuaj dhe si duhet të paraqitet ajo janë  të përshkruara në dokumentet e tenderit: “Thirrje për shprehje të interesit” dhe “Njoftimi për  tender”. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë lidhur me këtë çështje, ju lutemi ta kontaktoni zyrtarin  tonë të prokurimit përmes: procurement@itp-prizren.com

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet