1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Kompania:                 SushiCo Kosova Sh.P.K

Afati për aplikim:       Deri më: 14.06.2024

Pozitat: Menaxher 

Për kompaninë

SushiCo Kosova Sh.P.K është kompani e themeluar në vitin 2018 dhe është partner i franshizës SushiCo.

Përgjegjësitë:

Si menaxher restoranti në SushiCo, do t'ju besohet funksionimi i përgjithshëm i restorantit, duke siguruar nivelin më të lartë të kënaqësisë së klientit dhe efikasitetin operacional. Përgjegjësitë tuaja do të përfshijnë:

Udhëheqja: Frymëzoni, motivoni dhe udhëzoni stafin e restorantit për të ofruar shërbime të mira.

Menaxhimi i Stafit: Rekrutimi, trajnimi dhe menaxhimi i personelit.

Shërbimi ndaj klientit: Shërbim cilësor dhe sigurim i një eksperience të këndshme për të gjithë klientët.

Operacionet: Mbikëqyrja e  operacioneve e përditshme, duke përfshirë procedurat e hapjes dhe mbylljes, rezervimet, rregullimet e ndenjëseve dhe koordinimin e aktiviteteve të kuzhinës dhe shërbimit.

Kontrolli i cilësisë: Sigurimi i cilësisë, prezantimi dhe qëndrueshmëria e ushqimit dhe pijeve të përmbushin standardet e larta të restorantit.

Siguria e ushqimit dhe higjenës: Zbatimi i praktikave të mira të sigurisë ushqimore dhe higjenës.

Inventari dhe porositja: Monitorimi i nivelit të inventarit, porosive dhe kostos së përbërësve.

Shëndeti dhe Siguria: Zbatimi i rregullave të sigurise dhe sanitare.

Raportimi: Përgatitja e raporteve mbi shitjen, performancën e stafit etj.

Kërkesat:

  • Përvojë e dëshmuar si Menaxher Restoranti ose në një rol të ngjashëm drejtues në industrinë e ushqimit apo hotelerisë.
  • Njohuri të gjera të kuzhinës dhe një pasion për të ofruar përvoja të veçcanta.
  • Aftësi të forta drejtuese dhe ndërpersonale, me aftësi për të motivuar dhe menaxhuar një ekip të larmishëm.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
  • Mendje e fortë financiare dhe aftësi për të menaxhuar buxhetet në mënyrë efektive.
  • Aftësi në softuerin e restoranteve, sistemet POS dhe Microsoft Office Suite.
  • Kuptimi i rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë dhe aftësia për t'i zbatuar ato.
  • Disponueshmëria për të punuar me orë fleksibël, duke përfshirë mbrëmjet, fundjavat dhe pushimet.

Përfitimet:

  • Paga konkuruese në përpjesëtim me përvojën.
  • Stimuj dhe shpërblime të bazuara në performancë.
  • Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda zinxhirti të SushiCo.
  • Trajnim i vazhdueshëm dhe zhvillim profesional.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur.

Kandidatët që plotësojnë kriteret e lartcekura, luten që të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu"  apo CV’të e tyre t’i dërgojnë në e-mailin: atdhe.lena@sushico.al

+38343567555

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Menaxhment
Skadon 12/06/24 (18 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet