1
PREMIUM

Thirrje për grante - Grante për Partneritet

Ruaj
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

THIRRJE PËR APLIKIM: GRANTE PËR PARTNERITET

Programi për Angazhim Qytetar, i financuar nga misioni i USAID-it në Kosovë, ka hapur thirrjen për aplikime për të mbështetur partneritetet ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe sektorit privat.

Këto partneritete do të punojnë në iniciativa të përbashkëta që adresojnë shqetësimet e komunitetit dhe promovojnë bashkëpunimin ndërsektorial, me synimin për të kontribuar në rritje të besimit social dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për mbështetjen financiare dhe jofinanciare të shoqërisë civile.

Shuma maksimale që mund të jepet është 7,300 euro. Kërkohet që së paku 20% e kostos totale të sigurohet me bashkëfinancim. Kontributet jo-financiare (in-kind)  janë të mirëseardhura, mirëpo nuk konsiderohen si bashkëfinancim.

Për t’u konsideruar për këtë mundësi financimi, aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacionet në ceainfo@kcsfoundation.org. Gjithashtu, pyetjet në lidhje me dokumentet për aplikim mund të adresohen në po të njëjtën adresë elektronike (ceainfo@kcsfoundation.org).

Të gjitha detajet rreth thirrjes i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/partneritet

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet