1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

  • Menaxher i depos

LOKACIONI: FUSHË KOSOVË

Përgjegjësitë

Organizim i inventarit të depo-it dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave; Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;

Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës; Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;

Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.

Kualifikimet

Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm dhe/ose te lartë;

Eksperiencë pune në menaxhimin e depo-ve dhe organizimin e inventarit; Njohuri të mira të sistemeve dhe teknologjive të menaxhimit të depo-ve. Aftësi të gjuhës angleze në nivel të kënaqshëm (preferohet).

Të ketë patent shofer (kategoria B);

Informata shtesë:

Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: hr@gifi-kos.com duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.

Afati për aplikim deri me datë: 31.05.2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 31/05/24 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet