1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten:

Shofer Kategoria C

Lokacioni: Mazgit

Kualifikimet e kërkuara për shofer Kategoria C:

  • Patent shofer të kategorisë C;
  • Së paku 2 vite përvojë pune relevante;
  • Të jetë metodik dhe i organizuar;
  • Fleksibil dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemeve;

Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer Kategoria C:

  • Kryen transportin e mallrave nëpër lokacionet e caktuara brenda vendit;
  • Planifikon itinerarin dhe kujdeset për arritjen me kohë në lokacionet e caktuara;
  • Përkujdeset që automjeti të jetë në gjendje të mirë teknike dhe se i plotëson kërkesat relevante;
  • Përgjegjës për raportimin e defekteve dhe të aksidenteve të automjetit;
  • Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Transportin nga ana e kompanisë;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com duke e shënuar në subjekt se për cilen pozitë aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 13.06.2024

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 13/06/24 (17 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet