1
PREMIUM PLUS

Shpallje për aplikim për një (1) ekspert të jashtëm për anëtar të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese

Ruaj
Komisioni i Pavarur i Mediave
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Datë:14/05/2024

Njësia përgjegjëse e Burimeve Njerëzore në Komisionin e Pavarur të  Mediave në bazë të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, nenin 48, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.3, si dhe nenit 3, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3 dhe paragrafin 3, të Rregullores Nr.04/2023 për Pranimin, Emërimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, me datë 14.05.2024 publikon këtë:

SHPALLJE PUBLIKE

Për pranimin e aplikimeve për një (1) ekspert të jashtëm për anëtar të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese

Kandidati për ekspert të jashtëm për anëtar të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese, në pajtim me nenin 3, paragrafin 3, të Rregullores Nr.04/2023, për Pranimin, Emërimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  1. Të ketë diplomë universitare, kurse për diplomat e marra jashtë vendit nevojitet nostrifikimi;
  2. Të ketë përvojë profesionale në organizatat të cilat mbikëqyrin procesin e përzgjedhjes për pozitat e nivelit drejtues ose në menaxhimin e burimeve njerëzore;
  3. Të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në katër (4) vitet e fundit;
  4. Të ketë integritet moral dhe profesional;
  5. Të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale;
  6. Të mos jetë i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi

Kandidati për ekspert të jashtëm për anëtar të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese, duhet të dorëzojë dokumentet në vijim: 

  • Biografinë (CV-në)
  • Kopjen e diplomës universitare të vlefshme në Kosovë e vërtetuar nga noteri, ndërsa për rastet e diplomave nga shtetet tjera, diplomat duhet të jenë të nostrifikuara.
  • Dëshminë mbi përvojën e punës nga institucioni punëdhënës (Dëshmia mbi përvojës e punës duhet të përcaktoj pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen  e angazhimit në atë pozitë)
  • Deklaratën nën betim të shkarkuar nga faqja zyrtare e KPM-së që dëshmon mos ushtrimin e  funksioneve të përcaktuara në kriteret 3 dhe 6 të kësaj shpalljeje publike.
  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
  • Kopjen e letërnjoftimit (me afat të vlefshëm me rastin e aplikimit).

Kandidati për ekspert të jashtëm për anëtar të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese do të ketë mandat vetëm për një (1) procedurë të rekrutimit dhe përfiton një pagesë fikse prej dyqind e pesëdhjetë (250.00) Euro për procedurë të rekrutimit, në pajtim me nenin 4, të Rregullores Nr.04/2023 për Pranimin, Emërimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Afati për dorëzimin e CV-së, dhe dokumenteve përcjellëse është i hapur nga data 14/05/2024 deri më datë 21/05/2024.

Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta.

Kandidatët e interesuar për aplikim për ekspert të jashtëm për anëtarë të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese dokumentet mund t’i dërgojnë përmes postës elektronike në e-mail adresën: nalan.abazgjik@kpm-ks.org.

Dokumentet e pa kompletuara dhe te arritura pas afatit nuk do të merren për shqyrtim.

Kandidatet duhet t’i ofrojnë të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.

Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. e tlf. 038-245-031 apo në e-mail adresën: nalan.abazgjik@kpm-ks.org

Ju faleminderit!


Datum:14/05/2024

Odgovorna jedinica Ljudskih Resursa u Nezavisnoj Komisiji za Medije na osnovu Zakona Br. 08/L-197 za Javne Službenike, član 48, stav 3, podstav 3.3, kao i član 3, stav 1, podstav 1.3 i stav 3, Uredbe br. 04/2023 o Prijemu, Imenovanju, Ocenjivanju i Disciplinu Izvršnog Šefa Izvršne Kancelarije NKM-a dana 14.05.2024 objavio:

OBAVEŠTENJE O PRIJAVI

za prijem aplikacija za jednog (1) spoljnog stručnjaka za člana Komisije za Prijem za Višu Kategoriju Rukovodstva

Kandidat spoljnog stručnjaka za član Komisije za Prijem za Višu Kategoriju Rukovodstva, u skladu sa članom 3, stav 3, Uredbe Br. 04/2023, o Prijemu, Imenovanju, Ocenjivanju i Disciplini Izvršnog Šefa Izvršne Kancelarije NKM-a, moraju da ispunjavaju sledeće kriterijume:

  1. Da ima visoku stručnu spremu, dok diplome stečene u inostranstvu zahtevaju nostrifikaciju;
  2. Da ima profesionalno iskustvo u organizacijama koje nadgledaju proces odabira za rukovodeće pozicije ili u upravljanju ljudskim resursima;
  3. Da nije bio član nijedne političke stranke u poslednje četiri (4) godine;
  4. Da ima moralni i profesionalni integritet;
  5. Da nije osuđivan za krivično delo;
  6. Da ne bude zaposlen u državnoj službi, da ne bude udaljen iz državne službe zbog disciplinskih mera i da nema na snazi disciplinske mere.

Kandidat spoljnog stručnjaka za član Komisije za Prijem za Višu Kategoriju Rukovodstva potrebno je dostaviti sledeća dokumenta:

  • Biografija (CV)
  • Kopija univerzitetske diplome koja važi na Kosovu i overena kod notara, dok u slučaju diploma iz drugih zemalja, diplome moraju biti nostrifikovane;
  • Dokaz o radnom iskustvu od stratne posladavca (U dokazu o radnom iskustvu mora biti navedeno radno mesto kao i trajanje angažovanja na toj poziciji);
  • Izjava preuzeta sa veb stranice NKM-a koja dokazuje neobavljanje funkcija definisanih kriterijumima 3 i 6 ovog oglasa;
  • Potvrda od nadležnog suda da nije osuđivan za krivično delo ne starije od šest (6) meseci;
  • Kopija lične karte (sa važećim rokom u trenutku podnošenja zahteva).

Kandidat spoljnoj stučnjaka za član Komisije za Prijem za Višu Kategoriju Rukovodstva će imati važeći mandat samo za jedan (1) postupak regrutiranja, i biće naplaćen dvesta pedeset (250.00) eura, za postupak regrutiranja, u skladu sa članom 4, Uredbe Br. 04/2023 o Prijemu, Imenovanju, Ocenjivanju i Disciplini Izvršnog Šefa Izvršne Kancelarije NKM-a.

Rok za dostavljanje CV-je i prateće dokumentacije je otvoren od 14.05.2024. do 21.05.2024.

Svima zainteresovanima se nude jednake mogućnosti i podstiču se da se prijave.

Kandidati zainteresovani za konkurisanje za spoljnog stručnjaka za članove Komisije za Prijem za Višu Kategoriju Rukovodstva mogu poslati dokumenta putem elektronske pošte na e-mail adresu: nalan.abazgjik@kpm-ks.org

Prijave  nakon roka neće biti prihvaćene a nepotpune prijave biće odbijene.

Kandidati moraju dati tačnu adresu i broj telefona.

Za dodatne informacije ili pojašnjenja možete nas kontaktirati na br. i telefon 038-245-031 ili na e-mail adresu: nalan.abazgjik@kpm-ks.org

 

 

 

 

Kategoria Menaxhment
Skadon 21/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet