Kopshti AMA

Edukatore (8), Asistente edukative (4)

	 	 

Kopshti AMA i themeluar në janar të vitit 2015, me qëllim ofrimin e shërbimeve të avancuara të përkujdesjes ndaj fëmijëve, tashmë me përvojë mbi katër vjeçare në ofrimin e shërbimeve të përkujdesjes ndaj fëmijëve prej moshave 9 muaj deri në 6 vjet, tani me objekt të ri (më inovativin në rajon) 

SHPALL KONKURS.

Pozita: Edukatore (8), Asistente edukative (4)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përkujdesje fizike dhe emocionale
  •  E aftë ti përshtatet programit të specializuar të edukimit
  • Mbështetje për mirërritjen e fëmijës në aspektin fizik, social, emocional, mendor dhe në bazë të nevojave individuale
  •  Mësimin e rregullave dhe bashkëpunimin në grup
  •  Fitimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vetushqyerjes
  •  Mbështetje dhe ndihmë psikologjike në rast se fëmija ka vështirësi
  •  Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuara fizike, psikologjike dhe mendore (psiko-fizike)
  • Respektim të të drejtave të fëmijëve, personalitetit, kulturës dhe prejardhjes
  •  Monitorim i përditshëm i zhvillimit të fëmijëve në mjediset e kopshtit
  •  Mbështetje e stafit edukativ me qëllim minimizimin e problematikave ditore dhe të përgjithshme në marrëdhëniet dhe komunikimin me fëmijët
  •  Përcjellje e fëmijëve me vështirësi të caktuara në mënyrë profesionale dhe të specializuar nëpërmjet hartimit të një programi individual dhe mbështetës
  •  Informacione psiko-sociale në mbështetje të nevojave dhe kërkesave specifike të prindërve
  •  Hartim i materialeve dhe dokumenteve të nevojshme në shërbim(përdorim) të institucionit

Kushtet:

  • Të ketë fakultetin Edukative ose Psikologjik (preferohet niveli Master)
  • Njohuri të shkëlqyera për zhvillimin e fëmijëve, teoritë dhe praktikat më të fundit në fushën e edukimit
  •  Të ketë aftësi komunikimi, organizimi dhe orientimi profesional
  • Të posedojë aftësi të mira inter-personale
  • Aftësi të shkëlqyeshme mësimore krijuese dhe artistike
  • Durim dhe fleksibilitet
  •  Aftësi në të shkruar

Të interesuarat të dërgojnë CV-në me foto bashkangjitur në adresën elektronike ama.kopshti@gmail.com

Koha e aplikimit deri më: 15.Gusht.2019

Vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në rrethin e ngushtë do të njoftohen paraprakisht për intervistë pranë zyrave të Kopshtit AMA.

Kopshti AMA është institucion i cili respekton fuqishëm politikën e ruajtjes së privatësisë dhe konfidencialitetit, andaj çdo dokument i përfshirë do të trajtohet me profesionalizëm të plotë.

TAGS: Kopshti AMAPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1500
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC