1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Pozitat:

  1. Shitje
  2. Content creator
  3. Financier/e

Agjent/e Shitjesh – MINNA FASHION

Jemi në kërkim të një agjenti/e shitjesh fizike të përkushtuar për të bashkëpunuar me Minna Fashion, një kompani e njohur për stilin dhe kualitetin e fustaneve të saj. Pozicioni kërkon një person të aftë dhe të motivuar me përvojë të caktuar në fushën e shitjeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me klientët. Aftësia për të kuptuar plotësisht nevojat dhe preferencat e klientit dhe për të ofruar zgjidhje të personalizuara që përmbushin kërkesat e tyre.
  • Aftësi për të identifikuar dhe për të siguruar klientë të rinj duke përdorur strategji efektive të shitjeve dhe duke ruajtur marrëdhëniet e mira me klientët ekzistues.
  • Menaxhimi i ankesave dhe çështjeve të klientëve. Aftësia për të trajtuar çdo ankesë apo problem të klientit në një mënyrë të shpejtë, efikase dhe miqësore.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes. Për të siguruar bashkëpunimin e mirë me kolegët e tjerë dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të shitjes të kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta për shitjet e realizuara dhe për të monitoruar progresin drejt objektivave të shitjes, duke raportuar tek supervizori.
  • Për të kryer detyra shtesë që mund të caktohen nga menaxheri, duke marrë parasysh nevojat e pozicionit.

Kriteret e aplikantit:

  • Përvoja e punës në pozitën e kërkuar është së paku 1 vit.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të përkushtuar dhe për të arritur objektivat e shitjes me motivim dhe energji të lartë.
  • Aftësia për të përshtatur dhe për të punuar në një mjedis të ndryshueshëm dhe të dinamik.
  • Aftësia për të komunikuar efektivisht dhe për të krijuar marrëdhënie të mira me klientët dhe kolegët e punës.

Ne ofrojmë një ambient pune të stimulueshëm dhe të mbështetur në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve tanë. Nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë pozicion, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në në emailin tone: minnafashionhr@gmail.com

Shihemi shumë shpejt!

 

Pozita: Content Creator, MINNA FASHION

Është koha për një aventurë të re, për të shkëlqyer në industrinë e modës si pjesë e ekipit tonë të Minna Fashion. Ne jemi në kërkim të një Contect Creator, një talent të ndritshëm që do të çojë përvojën tonë në nivelin tjetër.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Te keni aftësinë të krijoni strategji të përmbajtjes me ide inovative për të përmbushur qëllimin e punës dhe tërhequr audiencën.
  • Shfaqni njohuri dhe interes në fushën e prodhimit të modës, duke përfshirë filmin, blogjet, dizajnin, dhe më shumë.
  • Mendoni jashtë kutisë për të krijuar përmbajtje që përputhen me trendet aktuale dhe platformat digjitale.
  • Punoni në përputhje me trendet e fundit të modës dhe kulturën e caktuar, duke siguruar që përmbajtja të jetë relevante dhe e pëlqyeshme.
  • Krijoni përmbajtje të larmishme në stile të ndryshme për të përmbushur dhe terhekue audiencën.
  • Punoni me disiplinë për të arritur qëllimet e përcaktuara dhe për të përmbushur detyrat me kohë.
  • Ofroni ndihmën tuaj në mënyrë të mirësjellë dhe bashkëpunoni me ekipin për të arritur suksesin e përbashkët.

Kriteret e aplikantit:

  • Përvoja e punës në pozitën e kërkuar është së paku 1 vit.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të përkushtuar dhe për të arritur objektivat e audiencës me motivim dhe energji të lartë.
  • Aftësia për të përshtatur dhe për të punuar në një mjedis të ndryshueshëm dhe të dinamik.
  • Aftësi të forta komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Te jetë i/e hapur për bashkëpunime dhe punë dinamike

 

Pozita: Financier/e tek MINNA FASHION

Minna Fashion është në kërkim të një Financieri/e për të bashkëpunuar në ekipin tonë tëshkëlqyer. Nëse keni një pasion për modën dhe një pasqyrë të qartë financiare, ky është rasti juajpër të shkëlqyer. Bashkëpunimi me ne do t'ju ofrojë mundësinë për të zhvilluar shkathtësitë tuajaprofesionale në një mjedis dinamik dhe frymëzues. Aplikoni tani për të bërë pjesë në historinëtonë të suksesit!

Kushtet e Pranimit:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në punë të ngjashme
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter
  • Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht exel dhe word)
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
  • Aftësi analitike në punë
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale

Detyrat e Punës:

  • Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve, si dhe leshimi i faturave te shitjesnë sistem në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme
  • Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
  • Regjistrimi dhe konsolidimi i arkës
  • Ndihmon në përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës sidhe raportimi i çështjeve me rëndësi
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit
  • Pergatitija dhe menaxhimi i llogarive të arketueshme
  • Pikë kontakti kryesor për departamentet e tjera të kompanisë dhe palet e treta për çështjefinanciare dhe kontabël
  • Ndihmon kompaninë e kontraktuar në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljessë vitit fiskal
  • Ndihmon nga ana teknike me informacionin dhe dokumentet e kërkuara nga klientet
  • Mbështetje administrative për drejtorin dhe menaxhmentin e kompanisë

Ne ofrojmë një ambient pune të stimulueshëm dhe të mbështetur në zhvillimin personal dheprofesional të punonjësve tanë. Nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë pozicion, ju lutemitë aplikoni duke dërguar CV-në në emailin tone: minnafashionhr@gmail.com

Shihemi shumë shpejt!

Tel: 048 801 074

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 11/06/24 (17 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet