1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS 

 ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA SKENDERAJ 

PËRGJEGJËSITË: 

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të  ofertës kreditore; 
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut; 
  • Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare; 
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve; 
  • Te vlerësojë riskun e kredisë; 
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit; 
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET: 

  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi; 
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi; 
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese; 
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative; 
  • Njohuri të gjuhës angleze; 
  • Posedimi i patentë shoferit. 

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të  barabartë. Afati i aplikimit deri me 26.05.2024 

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve  mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson  individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të  dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 26/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet