1

Asistent/e Administrativ/e, Shitës/e Ambulativ/e, Vozitës (Kategoria C)

Ruaj
Oaza Company
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Kompania “OAZA COMPANY” SH.P.K., me seli në Prishtinë, rruga “Magjistralja Prishtine Ferizaj”, Llapnaselle–është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar në pozitat : 

 ASISTENTE ADMINISTRATVE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË 

  • Organizon punën në administratë;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të Drejtorit Ekzekutiv, organizon mbledhjet si dhe pranon mysafirët për Drejtorin Ekzekutiv;
  • Është përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të kompanisë;
  • Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
  • Kryerja e punëve tjera vraësisht nga kërkesat e Drejtorit Ekzekutiv;

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Të ketë diplomë universitare;
  • E domosdoshme përvojë pune 2 vjeçare në fushë të ngjashme;
  • Aftësi të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
  • Efikase në punë ekipore;
  • Aftësi për punë nën presion,
  • Të njohë gjuhën Angleze si dhe gjuhën Serbo-Kroate,
  • Të ketë njohuri të mire në MS Office;
  • Patente Shoferi - Kategoria "B" e dëshirueshme;

SHITËS AMBULANTIV

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Arritja e objektivave të përcaktuara,
  • Vizita te rregullta të klientëve
  • Prezantimi i produkteve të kompanisë,
  • Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve të përcaktuara dhe zhvillimin e marrëdhënieve  me klientë,
  • Përgjegjës për zhvillimin e komunikimit brenda ekipit,
  • Detyrat e përcaktuara nga mbikqyrësi.

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Përgatitja minimum shkolla e mesme - përparësi shkollimi universitarë
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes
  • Aftësi komunikuese me klientë
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi,
  • Patente Shoferi - Kategoria "B"

VOZITES ME KATEGORI C

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË 

  • Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik  kur e drejton atë
  • Transportimi i mallit  në tërë territorin e Kosovës
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton
  • Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Përgatitja minimum shkolla e mesme
  • E domosdoshme përvojë në vozitje
  • Aftësi komunikuese me klientë
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Patente Shoferi - Kategoria "C"
  • Aplikante/ët të cilët nuk permbushin kriteret e lartëcekura nuk do të konsiderohen!
  • Ju lutemi që në subjekt të emailit cekeni pozitën të cilën aplikoni

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në në emailin: oazacompany.hr@gmail.com  

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 08/06/24 (12 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet