1
PREMIUM

Teknik për Servisimin dhe Mirëmbajtjen e Fotokopjeve dhe Printerëve

Ruaj
Art House
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS 

Ne jemi duke kërkuar një Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve dhe që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve tonë aktual. Kandidatët  potencial duhet të jenë përgjegjës për planifikim, mbarëvajtje të punëve për servisimin dhe për  mirëmbajtjen e projekteve të ndryshme që realizohen në departamentin e servisimit. 

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Përgjegjës për servisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të  caktuara nga menaxhementi i servisit 
  • Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve apo  mungesës së materialeve shpenzuese. 
  • Përgjegjës për instalimin/ konfirgurimin e printerëve në rrjet të ri dhe të mirëmbajë atë  ekzistues. 
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin efektiv në kohë dhe me kosto të pajisjeve të  produkteve të zyrës dhe mbajtjen e nivelit të lartë të kënaqësisë së klientëve me  shërbimin dhe produktet tona. 
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo  për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme. 
  • Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e  punës. 
  • Është i obliguar të raportoj dhe përshkruaj punën e kryer në baza ditore, javore dhe  mujore. 
  • Të jetë përgjegjës sa i përket mallit që i lëshohet nga depoja në mënyrë që të kryej  servisime, dhe të raportoj për mallin që e shpërndan dhe atë që mbetet. 

Kualifikimet 

  • Minimumi diplomë e shkollës së mesme, Bachelor e preferueshme. 
  • Shkathtësi të avancuara në servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve.  
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe të shkruar. 
  • Njohuri bazike në MS Office.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion  si dhe duke ruajtur konfidencialitetin. 
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje. 
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Aftësi që të kryej punë në teren.
  • Përvojë së paku 1 vjeçare ne mirëmbajtjen e rrjetave, pajisjeve të printimit/ fotokopjeve  dhe punës në teren.
  • Njohuri bazike kompjuterike, sa i përket instalimeve. 

Dokumentet e kërkuara: 

  • CV  
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale 
  • Referencat e punës 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja përmes butonit 'Apliko Këtu' ose në e-mail adresën: info@arthousepr.com dhe tek rubrika  “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN  APLIKONI. 

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.05.2024. 

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 24/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet