Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja /Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development

Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Departament za Financije i Opste Sluzbe Department of Finances and General Services

Bënë

SHPALLJEN E KONKURSIT

Titulli i pozitës: Asistent/e administrativ/e 3 ( një pozitë)

Ref: DP-09/193 - AD/200 / JP00040031

Njësia Organizative : Divizioni i Prokurimit

Vend i punës: Prishtinë

Kategoria funksionale: Niveli Profesional

Koeficienti/ grada: 6 grada 12

Lloji i pozitës: E karrierës

Qëllimi i vendit të punës:

Sigurimi i mbështetjes për deponimin dhe mirëmbajtjen e mallit si dhe shpërndarjen e tij tek njësitë organizative të institucionit.

Detyrat kryesore:

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së Prokurimit;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
  • Mban kontakte në emër të Prokurimit me punonjësit e institucionit, zyrtarë të lartë dhe publikun duke përfshirë këtu ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Pranon fatura dhe materiale të ndryshme nga OE, si dhe bën regjistrimin e tyre, gjithashtu bënë regjistrimin e të gjitha urdhër blerjeve.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Shkolla e mesme me 3 vite përvojë pune;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, )

Data e shpalljes së konkursit: 07.08.2019

Data e mbylljes së konkursit: 21.08.2019

Shërbimi Civil i Kosovës i shërben të gjithë popullit të Kosovës, dhe mirëpret aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve kosovare.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e përzgjedhur do të informohen.

Dokumentet duhet te jenë fotokopje përndryshe nuk kthehen.

Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të merren dhe dorëzohen në Divizionin e Personelit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ndërtesa e Ish Partive Politike në Prishtinë, nr.237 – 240 kati II zona C.

TAGS: Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1717
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC