1
PREMIUM

Mirëmbajtës/e, Kamarier/e, Kuzhinier/e

Ruaj
Japanos
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Mirëmbajtës/e

Japanos ka hapur pozitë pune për një Mirëmbajtës/e në Prishtinë. Kandidati/ja duhet siguruar që higjena të jetë e pastërt sipas standardeve të kompanisë. Ndjek procedurat e hapjes dhe mbylljes të turnit me kujdes dhe kryen detyrat e pastrimit të përditshme dhe javore.

Detyrat kryesore:

  • Pastrimi dhe mbajtja e të gjitha hapësirave të restorantit, duke përfshirë dhomat e konsumit, tualetet, zonat e kuzhinës, dhe ambiente të tjera në përputhje me standardet e pastërtisë.
  • Mbledhja dhe hedhja e mbeturinave në mënyrë të rregullt, duke siguruar që restoranti të mbetet i pastër dhe i organizuar në çdo kohë.
  • Bashkëpunimi me stafin e restorantit për të siguruar që çdo detyrë e mirëmbajtjes të përmbushet me sukses dhe për të menaxhuar efikasitetin e operacioneve të mirëmbajtjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune si mirëmbajtëse në një ambient të ngjajshëm ( e rekomanduar)

Kamarier/e

Japanos ka hapur pozitën e Kamarier/e në Prishtinë. Kërkohet një individ i përgjegjshëm dhe i shkathtë për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për klientët. Kanditati/ja është përgjegjëse për pranimin e porosive dhe shërbimin e tyre me kujdes dhe saktësi, në mënyrë që klientët të jenë sa më të kënaqur.

Detyrat kryesore:

  • Marrja e porosive nga klientët dhe dorëzimi i tyre në kuzhinë, si dhe sjellja e ushqimit dhe pijeve në tavolina me kujdes dhe në kohë.
  • Ndihma në zgjedhjen e ushqimit dhe pijeve, duke ofruar rekomandime për specialitetet e ditës dhe përgjigjje ndaj pyetjeve të klientëve.
  • Mbajtja e tavolinave të pastërta dhe përdorimi i pajisjeve të restorantit me kujdes dhe në përputhje me standardet e sigurisë.
  • Njoftimi i menaxhmentit për çdo problem ose ankesë të klientëve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Njohuri paraprake për gastronominë (e rekomanduar).

Kuzhinier/e

Japanos ka hapur pozitë pune si Kuzhinier/e në Prishtinë. Për këtë pozitë, kandidati duhet të siguroj që ushqimi të ruhet, përgatitet, gatuhet, dhe shërbehet sipas standardeve të kompanisë. Po ashtu, është e rëndësishme që kuzhinieri të jetë i kujdesshëm në procedurat e hapjes dhe mbylljes së kuzhinës dhe të plotësoj detyrat e përditshme dhe javore me kujdes dhe në kohë.

Detyrat kryesore:

  • Përgatitja e ushqimit japonez, përfshirë ramen, bento, sushi dhe pjatat tradicionale japoneze në përputhje me recetat dhe standardet tona të cilësisë.
  • Gatimi në kuzhinë (nëse është e nevojshme para mysafirëve).
  • Zbatimi i standardeve të larta të higjienës dhe sigurisë ushqimore në të gjitha fazat e përgatitjes së ushqimit.
  • Pjesëmarrje në takimet e përditshme, për shembull, takimet para turnit.
  • Trajtimi i ankesave të thjeshta të mysafirëve

Kualifikimet e kërkuara:

  • Njohur paraprake për gastronominë (e rekomanduar).

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, ju lutem aplikoni përmes butonit "Apliko Këtu" ose dërgoni CV’t tuaja në hr@foleja.com. Koha e fundit për të aplikuar është 20 Maj 2024.

 

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 20/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet