1
PREMIUM

Teknik të Lartë të Terrenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit

Ruaj
InterAdria
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit e cila ofron  shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:

Pozita: Teknik të Lartë të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Monton, instalon, teston dhe mirëmbanë instalime elektrike ose elektronike, pajisje, dhe aparate, duke përdorur vegla dore dhe vegla elektrike;
  • Lidh telat e furnizimit me energji elektrike me makinat dhe pajisjet;
  • Diagnostifikon sistemet, aparatet dhe komponentët që nuk funksionojnë, duke përdorur pajisjet e testimit dhe mjetet e dorës, për të korrigjuar problemin;
  • Inspekton sistemet elektrike, pajisjet dhe komponentët për të identifikuar rreziqet, defektet dhe nevojën për rregullim ose riparim, 
  • Zëvendëson motorët elektrikë dhe i rilidh ata;
  • Teston sistemet elektrike dhe vazhdimësinë e qarqeve në instalimet elektrike dhe pajisje, duke përdorur pajisje testimi si ommetrat, voltmetrat dhe oshiloskopët, për të siguruar përputhshmërinë dhe sigurinë e sistemit;
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga eprori;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Shkollimi i mesëm i përfunduar;
  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale ose kualifikimet dhe certifikimet teknike;
  • Përvojë pune e dëshmuar së paku 2 vjeçare në lëminë e njejtë ose të ngjajshme;
  • Aftësi për punë në lartësi, shtylla telekomunikuese, etj ( e preferueshme) për të cilat kompania ofron trajnimet adekuate ;
  • Aftësi të mira për punë në grup dhe bashkëpunues me të tjerët për të zbatuar detyrat e departamentit;

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresën e kompanisë: jobs@interadria-ks.com

Data e fundit e aplikimit: 21 maj 2024

Kategoria Inxhinieri
Skadon 03/06/24 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet