1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ORIKUM GRUP është kompani që bën shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve për ngrohje qendrore, ujësjellës, sanitari dhe vegla pune në tregun Kosovar të brendeve me më renome në tregun botërorë. 

Momentalisht, kompania ORIKUM GRUP zhvillon aktivitetin e saj në dy pika të shitjes në: Prishtinë dhe Gjakovë.

Me rastin e zgjerimit në piken e shitjes në Gjakovë, ORIKUM GRUP kërkon të rekrutojë me orar të plotë:

  • Menaxher i dyqanit
  • Asistent të shitjes (2 pozita, m/f) 
  • Depoist

Të cilët:

  • Menaxhon me ekipin dhe aktivitet ditore, 
  • Përgatit raporte të ndryshme periodike,
  • Mirëpresin konsumatorët dhe ofrojnë mbështetje gjatë procesit të blerjes, 
  • Këshillojnë klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet,
  • Përkujdesen për dukjen e dyqanit, renditjen dhe çmimet e produkteve,
  • Depoisti është përgjegjës për  pranimin-dorëzimin e porosive, përgatitjen për daljen e mallit nga depo dhe për liferimin e mallit,
  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,
  • Preferohet përvojë pune paraprake relevante,
  • Duhet të jenë metodik dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Të ketë njohuri të mira në kompjuter,
  • Preferohet të ketë leje të vozitjes (kategoria B/C), 
  • Preferohet të jetë me vendbanim afër pikës së shitjes.

Çka ofrojmë:

  • Ambient dinamik të punës me brendet më të njohura, 
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
  • Pagë konkurruese.

Nëse jeni ambicioz/e dhe i/e gatshëm për sfida, atëherë e dërgoni  CV-në tuaj në orikumgroup@gmail.com dhe subjekt te e-mail e shënoni se për cilën pozitë aplikoni. 

Afati për aplikim deri me datë: 17.05.2024.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 17/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet