Galeria Shopping Mall

Menaxher i Marketingut

	 	 

Titulli:

Menaxher i Marketingut

Përshkrimi i pozitës:

Përgjegjës për të gjitha aktivitetet e Marketingut

Departamenti përkatës:

Marketing

Pozita superiore ku raporton:

Zhvilluesit së Biznesit

Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

-        Planifikimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut, duke përfshirë publicitetin dhe PR.

-        Përcaktimin ei objektivave, në koordinim me standardet e kompanisë.

-        Planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të marketingut sipas buxhetit të planifikuar.

-        Planifikimin dhe menaxhimin e komunikimeve te brendshme në lidhje me marketingun në përputhshmëri me misionin, qëllimet dhe aktivitetet e kompanisë.

-        Planifikimin e promovimeve sipas orarit, kapacitetit dhe buxhetit.

-        Planifikimin e evenimenteve promocionale.

-        Përgjegjës/e për relacionet me media

-        Ndërton dhe mirëmbanë relacionet me media, gazetarë, klientë dhe me publikun e gjërë

-        Përgaditë dhe formulon përmbajtjet me interes në rrjete sociale si dhe komunikata për shtyp

-        Kujdeset për imazhin e kompanisë në publik

-        Komunikon dhe koordinon me ekipin e kompanisë dhe me qiramarrësit për planet dhe aktivitetet e marketingut

-        Mbikqyrë dhe koordinon zhvillimin e broshurave, pamfleteve dhe materialeve tjera të komunikimit për kompaninë

-        Sigurohet që materialet e komunikimit të jenë me standard të lart

-        Organizon dhe Koordinon evente promocionale për qendrën dhe qiramarrësit

-        Mban kalendarin e datave të rëndësishme për qëllim të organizimit të eventeve datat e caktuara.

Kërkesat për këtë pozitë:

-        Diplomë universitare në Marketing dhe/ose Administrim Biznesi.

-        Përvojë pune në pozicione të ngjashme minimumi 3 vite.

-        Njohje të mira në fushën e marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun.

-        Aftësi të përballjes me situata komplekse;

-        Shkathtësi të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikqyrëse dhe këshilluese.

-        Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal.

-        Aftësi të shkëlqyera në organizim, komunikim dhe negocim me palët.

-        Njohuri të gjuhës angleze (gjuha gjermane, turke apo gjuhe tjetër e huaj është përparësi).

*Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në titull/subject të emailit

Shikime 1082
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC