1
PREMIUM

Komercialist (1), Elektro serviser (2), Punëtor Teknik për Ftohje/Klimatizim (2), Praktikant në Servis (2)

Ruaj
Horeca
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Horeca L.L.C. në Prishtinë shpallë konkurs për pozitat:

Komercialist (1), Elektro serviser (2), Punëtor Teknik për ftohje/klimatizim (2) dhe Praktikant në Servis(2)

Pozita: Komercialist

Detyrat dhe pergjegjësitë:

  • Të prezentojë, promovojë dhe shes produktet/shërbimet tek klientët ekzistues dhe potencial;
  • Të arrijë shitjet e synuara nën afatin e caktuar;
  • Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve;
  • Krijon dhe mirëmbanë kontakte me klient;
  • Bashkëpunon me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në shitje (pozitë të ngjajshme);
  • Aftësi në komunikim verbal dhe me shkrim;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi planifikuese dhe organizim të punës;
  • I gatshëm për pune në ekip;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Të posedoj patent shofer  (kategorisë B);

Pozita: Elektro serviser (2), Punëtor Teknik për ftohje/klimatizim (2) dhe Praktikant në Servis (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas planit operativ;
  • Kontrollimi dhe servisimi i pajisjeve (pajisje industriale);
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të klientëve të kompanisë;
  • Montimi dhe demontimi i pajisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
  • Përvojë pune në lëminë e servisimeve të paisjeve/stabilimenteve ftohëse (frigorifer, friz etj.);
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të posedoj patent shofer (kategoria B).

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në emailin info@horecaks.com

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 31/05/24 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet