Titulli:

Zyrtar Ligjor

Përshkrimi i pozitës:

Përgjegjës/e për qështje juridike dhe pronësore  

Departamenti përkatës:

Zyra Ligjore

Pozita superiore ku raporton:

CEO

Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

-        Përpilon kontrata dhe anekse për qiradhënie të hapësirave të objektit

-        Përpilon kontrata dhe anekse për personel;

-        Siguron përfaqësimin gjyqësor për mbrojtjen e kompanisë në të gjitha shkallët gjyqësore dhe administrative, civile, penale, përmbarues në të gjitha nivelet në pajtim me legjislacionin në fuqi;

-        Është përgjegjës për ofrimin e ndihmës juridike si dhe jep udhëzime në aspektin ligjore;

-        Është përgjegjës për monitorimin dhe aplikimin e rregullave dhe akteve ligjore që ndërlidhen me kompaninë si dhe merr pjesë në hartimin , përpilimin, ndryshimin e rregullave, procedurave, të përcaktuara nga kompania;

-        Jep udhëzime ligjore për çështje rregullative-ligjore për kompaninë si përcakton lëndët me rëndësi dhe propozon masa juridike për mbrojtjen e kompanisë tek instancat gjyqësore;

-        Koordinon punën më të gjitha organet, shtetërore, Gjykata, agjencione te ndryshme, përmbaruese , vlerësuese dhe zyrtarë tjerë relevant të fushës ligjore;

-        Ndihmon në përgatitjet e procedurave dhe akteve tjera si dhe përcjell ndryshimet në legjislacion;

Kërkesat për këtë pozitë:

-        Diplomë universitare të Fakultetit Juridik

-        Minimum 3 vite përvojë në fushën e ligjeve për korporata

-        Aftësi për të shkruar përmbajtje dhe akte ligjore

-        Njohja e plotë e ligjeve respektive

-        Njohuri të gjuhës angleze.

*Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në titull/subject të emailit

Shikime 987
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC